Milo-Biberaj: Si vjen zgjidhja e krizës. Tryeza, kur vijnë zyrtarët e KiE-së
Tryeza e Presidentit Topi per zgjidhjen e krizes politike ne vend mund te realizohet ne ditet e ardhjes se delegacionit te nivelit me te Larte te Keshillit te Evropes ne Tirane. Ky eshte konkluzioni i dy prej politikaneve shqiptare qe i njohin shume mire raportet e Shqiperise me Keshillin e Evropes, Paskal Milo dhe Aleksander Biberaj, te cilit dje ne mbremje ishin ne studion e emisionit “Kontrast”. Por sipas Milos, negociatat duhet te nisin para se ky delegacion te vije ne Shqiperi, pasi nese nuk ka levizje per fillimin e negociatave, Strazburgu mund te anulloje kete vizite. Ne anen tjeter Biberaj sugjeron qe palet duhet te ulen ne tryezen e kreut te shtetit pa kushte.
• Ceka: Ja si është negociuar për krizat
“Mendoj që do të ketë një tryezë nën kryesinë e presidentit të
republikës, një tryezë që nuk do premtojë shumë. Një tryezë e cila do te
ndodhet nën presionin e ndërkombëtarëve për të arritur në një zgjidhje,
por që do të jetë e vështirë për sa kohë që të dy palët do të mbajnë
pozita ekstreme dhe në mënyrë të veçantë në një kohë që mazhoranca
përjashton mundësinë e hapjes së kutive ose mundësinë e transparencës së
procesit hetimor parlamentar pa kufizime” tha Milo.
Kreu i PDS shprehet më tej se beson qe tryeza do të zhvillohet gjatë
ditëve të qëndrimit në Tiranë të delegacionit të nivelit të lartë të
KiE. “Unë besoj se atëherë do të jetë për sa kohë thuhet se brenda
dhjetëditëshit të muajit shkurt delegacioni i KiE do të vijë këtu. Por
ka dhe një mundësi tjetër hipotetike. Delegacioni i KiE mund edhe të mos
vijë për sa kohë që nuk do të ketë një konsensus për hapjen e
negociatave në tryezë. Shtrohet pyetja, delegacioni i KiE pse do të vijë
në Shqipëri? Për të bërë një show politik? -Jo nuk vjen. Atëherë do të
vijë në momentin që do të sigurohet që ka një produkt, që ka një
rezultat sepse edhe KiE nuk do të kompromentojë veten e vet duke
ndëmarrë një vizitë të nivelit të tillë të lartë, të paparë ndonjëherë
në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, dhe nuk investohen gjithë ata
njerëz që do vijnë të nivelit të lartë politik për të bërë një shëtitje
në Shqipëri dhe për të dështuar” tha Milo.
“Rezoluta parlamentare e Asamblesë së Këshillit të Europës duhet të jetë
udhërrëfyes për politikën shqiptare, qoftë për mazhorancën, qoftë për
opozitën. Hapi i parë mendoj duhet të jetë pjesëmarrja në tryezën e
presidentit të republikës si e mazhorancës ashtu edhe e opozitës në
nivelet e tyre më të larta. Për të filluar negociatat mendoj që PS nuk
duhet të vërë kushte, por të ulet pa kushte dhe pastaj gjërat diskutohen
rrugës. Nuk mund të fillohen negociata me kushte, por të ulen në
tryezën e presidentit. Nuk është e thënë vetëm PD apo PS. Asambleja
rekomandon partitë e një spektri më të gjerë për t’u përpjekur për të
gjetur një zgjidhje. Kjo do të ishte mirë të bëhej brenda kësaj jave pa
ardhur delegacioni i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të KiE.
Nëse nuk ndodhë derisa të vijë delegacioni mund të ndodhë edhe në
praninë e tyre, por nuk është serioze. është dëmtim i rëndë i imazhit.
Momenti i dytë ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjes. Zgjidhja presupozon
komision hetimor dhe futje të opozitë në parlament dhe ky moment do të
shënojë edhe fundin e krizës në mënyrë që demokracia shqiptare të ecë në
rrugën e vet të normalitetit” tha Biberaj.