Vendimi, rriten pagat për institucionet e pavarura
TIRANE-Qeveria ndryshon strukturën e nivelit të pagave të nëpunësve civilë, duke favorizuar ata më të kualifikuarit.
Konkretisht, me ndërhyrjet që i bëhen vendimit nr.545, datë 11.8.2011, pagat ndryshojnë në bazë të gradave dhe kualifikimeve të nëpunësve civilë, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në kryeministri, aparateve e ministrive të linjës, administratës së presidentit, Kuvendit, KQZ-së, Prokurorisë së përgjithshme, disa institucioneve të pavarura, institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit, institucioneve në varësi të ministrave të linjës dhe administratës së prefektit. Pikërisht kjo kategori e zgjeruar e nëpunësve bëhen përfitues të ndryshimeve të fundit, përmes lidhjes nr. 2/1.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se kriteret e përfitimit të shtesës jepen kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor përputhen me përshkrimin e punës së nëpunësit, por pas miratimit, rast pas rasti, nga Departamenti i Administratës Publike, për Kryeministrinë, aparatet e ministrive të linjës, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit, institucionet qendrore në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit, si dhe nga njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, për institucionet e pavarura.
Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të lartë se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, sipas lidhjes nr. 2/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të ulët se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, sipas lidhjes nr. 2/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfiton shtesën në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin shkencor që ka. Në çdo rast, si më sipër, pavarësisht nga kualifikimi, grada apo titulli shkencor që ka nëpunësi, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë që ka.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Rritjet e pagave nga qeveria, si llotaria