E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëri dhe fati brilant që humbën shkëlqimin nga droga

LOS ANXHELES- Me fizikun e një modeleje, zërin brilant dhe të fuqishëm, amerikanja, Whitney Houston, e cila vdiq dje në Beverly Hills, ka pasur një prej karrierave më brilante mes këngëtarëve të popit të kohës së saj, por karriera e saj e humbi shkëlqimin si pasojë e problemeve me drogën.
Në moshën 48-vjeçare, ylli, laureate e 26 çmimeve American Music Awards dhe gjashtë çmimeve Grammys, ka grumbulluar shifra astronomike për të dëshmuar sukseset e të shkuarës.

Sipas faqes së saj zyrtare, ajo ka shitur rreth 170 milionë albume në 25 vjet. Huston ishte artistja e parë që vendosi shtatë këngë radhazi në krye të klasifikimeve botërore, sipas shtypit të specializuar.

Pushteti magjik në këngët fetare, soulin dhe R'n'B ishte i dukshëm që herët në fatin e Whitney Houston, lindur më 9 gusht 1963 në Newark (Nju Xhersi).
E afërme e një këngëtari të njohur në SHBA, Dionne Warwick, ajo mundi të ishte një koriste ashtu si mamaja e saj, Cissy Houston dhe përveç të tjerash do të krahasohej që prej adoleshencës me artistë si Chaka Khan dhe Lou Rawls.

Por pas një kohe të pjesëmarrjeve në Sitcome, Whitney Houston nënshkruan që prej vitit 1983, për 20 vjet, kontratën e parë me shtëpinë diskografike Arista.
Publikuar në vitin 1985, "Whitney Houston" njofton albumin e dytë me një titull akoma më modest "Whitney", 1987 dhe disa vite të triumfit.
Ikona bëhet objekt i kinemasë me filmin "The Bodyguard" (1992), ku ajo luan përkrah aktorit të njohur, Kevin Costner. Muzika origjinale e filmit do të ishte një prej më të shiturave në botë, falë baladës së soulit "I Will Always Love You": Whitney Houston shfaqte sharmin e një zëri jashtëzakonisht të gjallë, të fuqishëm, shpërthyes dhe brilant.

Këngëtarja u bë artistikisht dhe më pak e mediatizuar në vitet 1990. Ajo nënshkruan disa kontrata, por lejon të kalojnë tetë vjet me albumin "I'm Your Baby Tonight" (1990) dhe albumin e ardhshëm "My Love is your Love" (1998).
Në vitet 2000, ajo bëhet objekt i kronikave dhe faqeve kuturore të gazetave. Konsumuese e kokainës dhe mariuanës, ajo ndoqi shumë kura desintoksikimi duke e cilësuar veten si ''armikun më të keq''.

Bashkëshorti i saj, këngëtari Bobby Brown, i cili akuzohej për dhunë, drejtim të automjetit në gjëndje të dehur dhe konsum të drogës, shfaqet në familje në një emision reality në vitin 2005. Whitney Houston do të kërkonte divorcin disa vite më pas. Me shumë borxhe, këngëtarja u detyrua të shiste në vitin 2007 gjërat personale si veshje dhe instrumente me urdhër të drejtësisë.

Pas disa viteve mungesë artistike, gjatë të cilave iu la vendin këngëtareve më të reja si Mariah Carey dhe më pas Beyoncé dhe Rihanna, Whitney Houston nënshkroi në muajin shtator 2010 rikthimin e saj me një album të ri, "I Look to You".
Me një zë më pak të fuqishëm, ajo u mirëprit mirë nga kritika.

"Mund të rezistoj me dhimbje, po jeta ime nuk përmblidhet me këtë'', këndon Whitney Houston në "Nothin' But Love", kënga që i riktheu titullin në turneun e fundit botëror 2010, që iu desh ta ndërpriste për probleme shëndetësore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›