E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të natës në Tropojë. Dy persona janë vrarë me armë zjarri ndërsa policia ka arrestuar edhe autoren e vrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02-45 në lagjen Partizani të qytetit të Bajram Currit ku 31-vjeçarja Manjola Dollapaj ka vrarë me armë bashkëshortin e saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe 27-vjeçarin Kaçanik Gjuriçi.

Sipas policisë dy viktimat janë gjetur në banjon e banesës së çiftit Dollapaj ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre. Sipas policisë gjatë marrjes në pyetje 31-vjeçarja ka pranuar edhe autorësinë e krimit. News 24 raporton se dyshohet se Gjuriçi ishte i dashuri i 31 vjeçares.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›