Tritol antenës për skrap, arrestohet

Arrestim / Foto arkiv
Përpjekja për të gjetur skrap e për ta shitur më pas tashmë nuk kursen asgjë.
Një 22-vjeçar u arrestua në Korçë për shkatërrim të pronës dhe vjedhje të mbetur në tentativë.
Alvaro Jaçe, 22 vjeç, nga fshati Kodras i Kolonjës, kishte shkatërruar me lëndë plasëse antenën përforcuese televizive në Malin e Rodonit dhe më pas e kishte shitur për skrap.
Ngjarja ka ndodhur në 29 prill, ndërsa hetimet e policisë kanë çuar në gjurmët e 22-vjeçarit, i cili u vu në pranga ditën e djeshme.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Korçës për veprat penale Shkatërrimi i pronës dhe Vjedhje e mbetur në tentativë. / G.N.