Vrasje e dyfishtë në Tropojë, një grua autorja e dyshuar

Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bajram Currit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Dy persona janë gjetur të vrarë në lagjen Partizani të qytetit, ndërsa policia ka vënë në pranga një grua si autoren e dyshuar të vrasjes së dyfishtë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dollapi, ku dy viktimat, Eduart Dollapaj, 34 vjeç, dhe Kaçanik Gjuriqi, 27 vjeç, janë gjetur të vrarë.
Autorja e dyshuar, e cila e ka pranuar para policisë autorësinë e krimit, është bashkëshortja e njërit prej viktimave, Manjola Dollapi, 31 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.