Vërshim masiv i shkodranëve të përmbytur drejt Suedisë
Share
Me qindra persona nga zonat e përmbytura në Shkodër kanë prerë bileta për të udhëtuar drejt Suedisë. Siç raporton e përditshmja proqeveritare, MAPO, këta persona janë mashtruar masivisht se Suedia do të pranojë deri më 10 janar aplikimet për azil për çështje ekonomike dhe politike. Sipas raportimeve, rreth 300 bileta avioni janë prenotuar për vetëm dhjetë ditë.
Qeveria është këputur duke bërë fushatë ndërgjegjësimi se nuk është e mundur që të fitosh azil në vendet e BE-së, por banorët e përvuajtur nga pushteti i Berishës dhe Topallit nuk janë ende të bindur. Disa herë Komisioni Europian ka paralajmëruar se do rikthejë vizat pasi po abuzohet me udhëtimin, sidomos nga ata persona që pretendojnë se janë në gjak.