E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurum, digjet me hekur 22-vjeçari

ELBASAN-Një tjetër aksident në punë është regjistruar pranë uzinës së shkrirjes së çelikut të “Kurum”, ku si pasojë e një pakujdesie është dëmtuar një punëtor. Enio Flaga, 22-vjeç ka mbërritur me djegie në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se punëtori ka pësuar djegie nga një hekur i nxehtë gjatë procesit në uzinë. Sipas mjekëve dëmtimet nuk kanë qenë shumë të rënda dhe pas mjekimeve punëtori është kthyer në shtëpi.

Aksidentet në punë janë shqetësim më vete sidomos në industrinë e rëndë. Vetëm të dielën si pasojë e një shpërthimi u dëmtuan tre punëtorë, ndërsa tre muaj më parë, një metalurg gjeti vdekjen nga shpërthimi i furrnaltës dhe 10 të tjerë pësuan dëmtime të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›