Tropojë, Rama "ndez" socialistët në vendlindjen e Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar turin e tij të "Dialogut me Shqipërinë" në verilindje të vendit e pikërisht në Tropojë aty ku asnjë kryetar i së majtës nuk kishte shkuar gjatë dekadës së fundit, në qeveri apo në opozitë. Tropoja është konsideruar, apo vetëquajtur si bastion i së djathtës për shkakun se personazhe VIP të politikës e kanë pasur vendlindjen pikërisht atje dhe politika jo e mirë, siç ka nënvizuar edhe vetë Rama, e kishte përçarë vendin në zona të djathta e në zona të majta. Vetëm Ilir Meta e ka vizituar Tropojën në vitin 2001, por edhe ky si Kryeministër dhe jo si kryetar partie. Por Edi Rama është pritur si askund tjetër me dashuri nga banorët, të cilëve ai u duket i afërt dhe i prekshëm për idetë që përçon.
Ndalesa te "Mic Sokoli"
Gjatë udhëtimit nga Tirana, Edi Rama, së bashku me Namik Doklen, Arben Malajn etj., pasi kanë lënë prapa Fierzën e kanë udhëtuar me traget nga Komani, kanë ndaluar "për një kafe" te shtëpia e një prej shqiptarëve më të njohur në gjysmën e dytë të shekullit XIX, heroit Mic Sokoli në fshatin Bujan, 9 km nga B.Curri. Qindra banorë të fshatit Bujan dhe të disa fshatrave të afërt e kanë pritur Ramën me një entuziazëm të veçantë, por edhe vetë Rama është prekur nga pritja e rezervuar. Lideri socialist ka admiruar gjatë udhëtimit nëpër luginën e Drinit në liqenin e Komanit e të Fierzës, bukuritë natyrore të rralla të zonës dhe gjatë një fjalimi në kullën e Mic Sokolit ai ka folur më shumë për këtë temë. "Ju keni një terren të mrekullueshëm, një natyrë të bukur që përbën një pasuri kombëtare, por që fatkeqësisht është lënë në mëshirën e fatit gjatë gjithë kohës, sepse qeveritarët e tranzicionit nuk kanë dashur të afrohen te njerëzit. Politika më shumë ju ka dëmtuar sesa ka bërë për ju", u tha Rama njerëzve të tubuar në shtëpinë e njohur të Bujanit, Mic Sokolit "dragoit" të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke shtuar se është koha për t‘u bashkuar në interes gjithsecilit. "Mos u mashtroni nga flamujt e partive, por bashkohuni rreth politikës së re që do t‘ju bëjë të ndiheni zot në shtëpinë tuaj, kësaj politike të re që do ta nxjerrë vendin nga varfëria ekstreme ku ndodhen familjet sot, që nuk munden t‘u sigurojnë fëmijëve ushqimin minimal, që nuk munden t‘u blejnë atyre një dhuratë, që i mbajnë sytë vetëm tek emigracioni...", tha Rama.
Në qytetin e Bajram Currit, lideri socialist është pritur si rrallë kund tjetër ku njerëzit nuk kanë mundur të zënë një vend në sallën ku është zhvilluar takimi. "Në fushën e sportit, le të vijë në fushën e sportit, sepse ai është i të gjithëve jo vetëm i një grushti njerëzish në sallë", ka thënë një burrë tropojan, i cili kishte mbetur bashkë me qindra njerëz të tjerë jashtë Pallatit të Kulturës. Mësohet se teknikët e qendrës së Pallatit të Kulturës kanë instaluar përjashta një altoparlant që ka bërë të mundur që Rama të dëgjohet edhe jashtë. Lideri i së majtës shqiptare nuk e ka fshehur mrekullimin me natyrën e bukur, por është ndalur edhe në pasuritë natyrore që ka rrethi i Tropojës. "Me pasuritë minerare të kësaj zone, familjet tuaja dhe jo vetëm ato, mund të jetoni me standarde evropiane, por politika e vjetër nuk ka bërë asgjë përveç se ka përçarë njerëzit dhe ka degraduar ambientin, ka falimentuar biznesit minerar dhe ka nëpërkëmbur vlerat turistike të luginës së Valbonës. Politika e vjetër vazhdon ta mbajë në izolim të plotë këtë zonë të bukur vendit", tha Rama. Ai ka dëgjuar prononcimet e banorëve të ndryshëm për papunësinë, varfërinë ekstreme që mbizotëron në zonën me shkallën më të lartë të papunësisë që shkon në 75%, me mungesën e rrugëve etj. Udhëtimi i Ramës në Tropojë mbyll turin e lënë përgjysmë një muaj më herët në Qarkun e Kukësit të "Dialogut me Shqipërinë".