Ina Rama: Të gjitha shkeljet e Mediut
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe ish-ministër i Mbrojtjes. Kërkesa është dorëzuar në protokollin e Kuvendit në orët e pasdites së djeshme, pas një mbledhjeje të gjatë mes Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe grupit hetimor prej 16 specialistësh, mes të cilëve prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Në një dalje publike, kryeprokurorja tha se kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Mediu argumentohet me dyshimet për shpërdorim të detyrës nga ana e ish-ministrit të Mbrojtjes, ndërsa paralajmëroi edhe pranga ndaj zyrtarit të lartë. Në fillim të konferencës për shtyp, Rama tha se menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, hetimet nisën në Prokurorinë e Tiranës, por më pas dosja kaloi në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi hetimi i personave që gëzojnë imunitet është në kompetencë të kësaj të fundit. Duket se bashkëpunimi i frytshëm midis organit të akuzës dhe ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari, ka dhënë rezultatet e mëposhtme, ku Ina Rama renditi një mori shkeljesh të procedurave ndaj deputetit Mediu. Krahas Pinarit, prokuroria ka marrë informacione edhe nga Shërbimi Informativ Shqiptar, ku dje paradite është marrë në pyetje shefi Bahri Shaqiri.
Hetimet paraprake
Sipas kryeprokurores Ina Rama, hetimi i kësaj ngjarjeje tragjike vërtetoi një numër të madh pasojash që kanë ardhur si rezultat i një seri shpërthimesh të ndodhur në ish-repartin e tankeve në Gërdec, i cili i ishte dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, një shoqërie private për kryerjen e proceseve të çmontimit industrial të municioneve. Hetimet e kryera deri në këtë fazë, sipas akuzës, evidentojnë të dhëna që krijojnë dyshimin se deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime e mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, si Ministër i Mbrojtjes. Veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga ish-ministri ka të dhëna se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Gërdec. Kryeprokurorja, në kërkesën që i ka drejtuar Kuvendit, parashtron disa prova që hedhin dritë mbi përgjegjësinë e Mediut në ngritjen e fabrikës në Gërdec. Sipas saj, nga hetimi rezulton se në muajin shkurt të vitit 2006, drejtori i Ndërmarrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, Military Export Import Companny (MEICO), Ylli Pinari, ka rënë në kontakt me përfaqësuesin e shoqërisë amerikane "Southern Ammunition Company Inc" (SAC), Patric Henry III, i cili ka shfaqur interes për municionet me gëzhojë tunxhi që dispononte ushtria shqiptare dhe që nuk ishin pjesë e armatimit të saj. Në datën 5 korrik 2006, është vënë në dijeni ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, i cili ka filluar një proces përgatitje me procedura të përshpejtuara, që synonte realizimin e projektit të ofruar nga kompania amerikane SAC.
Patrik Henri në Shqipëri
Në kërkesën drejtuar Parlamentit të Shqipërisë, grupi i 16 hetuesve ka evidentuar se përfaqësuesi i kompanisë amerikane SAC, Patric Henry III, kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në takimet me Pinarin ishte informuar për të ngritur aktivitetin e çmontimit, duke e orientuar drejt përfshirjes në këtë aktivitet të pandehurin Mihal Delijorgji. Pinari i ka shpjeguar Henry III, një numër elementesh juridike dhe kushtesh që duhet të plotësonte kompania SAC për këtë aktivitet. Prokuroria thotë se SAC ka krijuar paraprakisht një shoqëri shqiptare të quajtur ALBADEMIL sh.p.k, për të hyrë në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes. SAC u pajis me tre lloje licencash: për depozitim municioni; për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve dhe për eksportimin e produkteve të dala nga demontimi. Ndërsa u përcaktua detyrimi për Ministrinë e Mbrojtjes, të mbulojë shpenzimet e transportit të municioneve. Prokurorët kanë zbardhur se SAC kërkonte që ambienti industrial i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, të ndërtohej në një zonë ushtarake afër Tiranës, duke sugjeruar për këtë Bërzhitën. Oferta e kompanisë SAC ka dalë nga zyra e ish-ministrit të Mbrojtjes me shënimet përkatëse drejtuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ndërkohë, po me datë 28 dhjetor 2006 evidentohet fakti i krijimit të shoqërisë ALBADEMIL me ortakë përfaqësuesin e kompanisë SAC, Patric Henry III dhe të pandehurin Mihal Delijorgji. Hetuesit e çështjes thanë se në analizë të këtyre rrethanave krijohet dyshimi se ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, u kishte dhënë premtimin subjekteve të interesuara dhe kishte marrë vendimin për të realizuar këtë marrëdhënie biznesi.
Mediu "mashtroi" Berishën
Organi i akuzës i shkruan Parlamentit të Shqipërisë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të realizuar synimin e tij, ka iniciuar hartimin dhe miratuar disa akteve nënligjore. Ai ka iniciuar një projektvendim të Këshillit të Ministrave dhe ka miratuar projekturdhra, të cilët kanë orientuar realizimin e procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municionit në përmbushje të ofertës të sipërpërmendur të shoqërisë amerikane SAC, prapa të cilës ishte shoqëria ALBADEMIL sh.p.k, duke angazhuar për hartimin e tyre një pjesë të stafit të ngushtë të tij. Mediu ka pranuar dhe miratuar disa projekturdhra, duke shmangur përfshirjen e strukturave dhe hallkave të domosdoshme që duhet të ishin pjesë e hartimit të tyre. "Kjo provohet me inicimin, në datë 12 shkurt 2007, për miratim të projektvendimit të KM me titull "Për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit dhe tjetërsimit të një sasie municionesh të Forcave të Armatosura (FA), të dala nga armatimi e përdorimi me shoqërinë amerikane SAC". Sipas prokurorisë, ky projektvendim nuk është miratuar nga qeveria për shkak të mungesës së përqasjes me ligjet aktuale të Shqipërisë. Në datën 14 mars 2007, Mediu ka ridërguar për shqyrtim e miratim projektvendimin me titull "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi", i cili po atë datë është shqyrtuar edhe miratuar nga qeveria. Pas kësaj, ish-ministri ka miratuar urdhrin. Sipas prokurorisë, urdhri është hartuar nga zyrtarët e ministrisë, duke anashkaluar Shtabin e Përgjithshëm. Zyrtarët e akuzës kanë renditur më poshtë disa shkelje të urdhrave për licencimin e kompanisë amerikane SAC për demontimin e municioneve në Gërdec në Vorë, duke shkelur në këtë mënyrë urdhrin e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, ka shkelje për përcaktimin e vendit ku do të kryhej procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve.
Reagimi
Kuvendi do nisë procedurat për heqjen e imunitetit të Mediut
Shkresa e prokurorisë, e cila kërkon heqjen e imunitetit të deputetit republikan, Fatmir Mediu, është depozituar në Kuvend. Kjo bëhet e ditur nga burime pranë Kuvendit. Tashmë kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit Mediu do të merret në shqyrtim nga komisioni i rregullimit të mandatit. Heqja e imunitetit të deputetit do të shqyrtohet sipas nenit 118 nga këshilli për rregulloren, imunitetin dhe mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën e parë parlamentare. Në këtë nen thuhet se deputeti për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë si dhe bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në këshill me shkrim ose me gojë shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Në përfundim të shqyrtimit, këshilli brenda 4 javësh harton një raport për në seancën plenare në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse pas paraqitjes së raportit të këshillit të rregullores. Në seancë plenare, fjala i jepet në fillim deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime ose për t‘iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrezohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
Gërdeci, të gjitha shkeljet e ish-ministrit
Kontrata me SAC, 6 ditë para urdhrit për demontimin e armëve. Ushtarakët: Mediu ka interesa
Caktimi i Gërdecit, si vend çmontimi dhe çmilitarizimi të municionit, është bërë në mungesë të verifikimit dhe vlerësimit të strukturave përkatëse të specializuara të Shtabit të Përgjithshëm. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Përgjithshme, duke saktësuar se në urdhërimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për caktimin e Gërdecit si vend demontimi, është shpërfillur mendimi i strukturave të FA-së. Kjo e fundit, nëpërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ka bërë të ditur se: "Rajoni i Bërzhitës është i papërshtatshëm, si për depozitim ashtu dhe për asgjësim municioni. Ky rajon është i palicencuar për depozitim dhe demontim municionesh, është pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan dhe qendrave të banuara". Pas analizimit të fakteve të tilla, hetuesit e çështjes kanë arritur në përfundimin se përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do të bëhej çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve është bërë tërësisht në kundërshtim me çdo lloj rregulli në fuqi. "Ky urdhër në praktikë ka lejuar të depozitohen dhe akumulohen sasira të mëdha municioni e baruti, në kundërshtim me distancat e sigurisë, duke determinuar pasojat e rënda që kanë ardhur qoftë në jetën e njerëzve, shëndetin e tyre, apo edhe ato materiale", thuhet në kërkesën e organit të akuzës drejtuar Kuvendit.
Abuzimet me kontratat
Prokuroria e Përgjithshme i shkruan Parlamentit se gjashtë ditë para se të firmosej urdhri për demontimin e municioneve në Gërdec, ndërmarrja MEICO kishte lidhur kontratë me shoqërinë SAC-ALBADEMIL, në datën 19 prill 2007, kontratë e cila ka qenë pjesë e praktikës së projekt-urdhrit të dërguar për t‘u nënshkruar tek ish-ministri Mediu. Kontrata i paraprin në kohë urdhrit, i cili ka përligjur kontratën, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta, sepse shitja e municioneve është një e drejtë vetëm e ministrit të Mbrojtjes që materializohet me urdhrin e tij. Prokuroria argumenton se ka qenë kërkesa e SAC-ALBADEMIL e materializuar në kontratë, ajo që është marrë parasysh nga ish-ministri i Mbrojtjes, për caktimin e Gërdecit si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve. Në urdhrin e Mediut nuk është parashikuar qartë dhe shprehimisht se kush do t‘i mbulonte shpenzimet e ngarkimit dhe transportit të municioneve nga depot e komandave të FA-së për në Gërdec-Vorë, ndërkohë që transporti i këtij municioni i është ngarkuar Forcave të Armatosura. "Ky mosveprim i ish-ministrit, për të parashikuar në urdhër që shpenzimet e transportit të mbulohen nga subjektet private, përbën një episod tjetër të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, me pasojë përfitimin e padrejtë të personave të tjerë dhe në dëm të interesave ekonomike të FA-së, sepse, në fakt, shpenzimet e transportit janë mbuluar prej tyre dhe përllogariten në shumën rreth 500 mijë dollarë", thuhet në kërkesën e organit të akuzës.
Ushtarakët: Mediu ka interesa
Veprimet e ish-ministrit Mediu për realizimin e procesit të çmontimit të municioneve të kalibrave 7.62 - 14.5 mm, evidenton të dhëna që përbëjnë dyshim të arsyeshëm se te nëpunësit dhe ushtarakët vartës të tij, është krijuar perceptimi për një proces të parregullt, ku ish-ministri kishte interesa të veçanta dhe se për realizimin e tyre ai po shpërfillte aktet ligjore dhe nënligjore. Prokuroria tha se ish-ministri ka vepruar në kundërshtim me ligjin në miratimin e akteve të tjera nënligjore, lidhur me çmontimin e municioneve të kalibrave nga 20-152 mm. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në uljen e nivelit të sigurisë dhe rritjen e shkallës së rrezikut për pasoja të rënda në procesin e çmontimit të municioneve. Nga hetimet e deritanishme rezulton se me 1 shtator 2007, përfaqësuesi i SAC i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me një kërkesë të dytë për vazhdimin e procesit të çmontimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm. Prokuroria ka evidentuar disa shkelje për Mediun, nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Sipas saj, Southern Ammunition Company inc. (SAC), në mënyrë të qartë evidenton se municionet për të cilat kërkon të vazhdojë projektin, nuk janë më të kalibrit të vogël. Dyshimi i dytë është se SAC paraqet pretendimin se ajo është furnizuar nga Ministria e Mbrojtjes vetëm me rreth 50% të sasive të municioneve të kërkuara. Këtë mospërmbushje të detyrimit, ajo e paraqet si arsye për të mbështetur projektin për çmontimin e kalibrave më të mëdhenj. Dyshimi tjetër i akuzës është se SAC pretendon se disponon makineri, që në mënyrë mekanike zbërthejnë municionin në komponentët përbërës. Pas këtyre të dhënave, SAC ka tentuar t‘i "mbushë mendjen" Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në dorëzim armatime të mëdha, duke marrë në fund kontratën tjetër. Për të vazhduar demontimin e municioneve, ish-ministri ka paraqitur disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjet shqiptare, vetëm me qëllim që të lejohej me të gjitha kushtet vazhdimi i punimeve në "fabrikën e vdekjes".
Shmangia e ushtrisë
Prokuroria thotë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me synim për të krijuar përfitime të padrejta në interes të kompanive private, të përfshira në këtë proces, ka shmangur mbikëqyrjen ushtarake të Forcave të Armatosura në procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, duke miratuar disa urdhra. Në një prej tyre është normuar kalimi kapital i pronës, ku po zhvillohej procesi i çmontimit në administrim të ndërmarrjes MEICO, e cila e ka vënë atë në dispozicion të kompanisë SAC-ALBADEMIL pa qira. Akuza deklaron se ish-ministri
Mediu nuk ka kërkuar të bëhej një studim i plotë i analizës së kostos për njësi, të municioneve të kalibrave 20 - 152 mm, çfarë ishte e domosdoshme për të verifikuar dhe vlerësuar leverdinë ekonomike të këtij procesi me municionet e kalibrave te përmendur më sipër. Sipas akuzës, shpërfillja e standardeve të sigurisë dhe zbatimit të rregullave gjatë këtij procesi, veç të tjerave, është rrjedhojë e urdhërimeve të kundërligjshme të ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu, duke shmangur FA-në nga garantimi i sigurisë së këtij procesi, që në përzgjedhjen e vendit ku do të kryhej procesi dhe deri në shmangien e tyre nga mbikëqyrja e sigurisë ushtarake. "I gjithë ky proces i parregullt administrativ, i urdhëruar nga Mediu, ka mundësuar ndërmarrjen MEICO dhe kompanitë SAC-ALBADEMIL, të realizojnë procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit në një situatë kaotike, pa vendosur dhe zbatuar asnjë rregull standard sigurie në administrimin dhe ruajtjen e municioneve, në procesin teknik të çmontimit dhe çmilitarizimit, si dhe në procesin e administrimit të produkteve të dala nga ky proces", deklaron akuza qendrore.
Kryeprokurorja Ina Rama përjashton aktin e qëllimshëm
"Shpërthimi, nga kushtet e sigurisë teknike"
Shpërthimi i 15 marsit në Gërdec, i cili u mori jetën të paktën 26 personave, ka ndodhur nga mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike. Kryeprokurorja Ina Rama tha dje se ka përjashtuar pistën e aktit të qëllimshëm, pasi nga hetimet paraprake nuk janë gjetur të dhëna. Sipas saj, shoqëritë SAC-ALBADEMIL sh.p.k., gjatë aktivitetit të çmontimit dhe çmilitarizimit, nuk kanë disponuar rregullore të sigurimit teknik për aktivitetin në tërësi dhe për proceset teknike të punës në veçanti. Në ish-repartin ushtarak Gërdec janë përqendruar sasi të mëdha të municioneve të paçmontuara, që vinin nga repartet ushtarake. Gjithashtu, janë përqendruar sasi të mëdha të produkteve të çmontimit si: barut, predha, djegore dhe kapsolla. Hetimet kanë provuar se në shumë raste nuk janë zbatuar rregullat që kanë të bëjnë me ruajtjen e objektit, me magazinimin e nënprodukteve, me mbrojtjen nga zjarri, sigurinë e jetës dhe shëndetit të personelit të punësuar në këtë projekt etj. Sipas akuzës, mungesa e rregulloreve të sigurimit teknik ka mundësuar: punësimin e personave pa kritere profesionale në këtë fushë, mosparashikimin e proceseve të punës dhe garantimin e sigurisë së tyre, mostrajnimin e punonjësve për kryerjen e këtyre proceseve dhe mosrespektimin e rregullave të sigurisë etj. Shkelje flagrante në këtë proces është punësimi i fëmijëve të mitur. Organizimi i punës në këto procese, bëhej duke përqendruar një numër të madh punëtorësh në një sipërfaqe të vogël pune, çfarë ka cenuar kushtet e sigurimit teknik dhe kontrollin mbi procesin e çmontimit. Në proceset e punës janë përdorur mjete të papërshtatshme në aspektin teknik, si dhe është lejuar kryerja e veprimeve që kanë mundësuar premisa për ngjarje të jashtëzakonshme. Sipas akuzës, baruti ruhej në kontejnerë të zakonshëm transporti dhe në ndërtesa të papërshtatshme, jashtë çdo kriteri teknik. Në momentin e shpërthimit, në vendin e depozitimit të barutit kanë qenë mbi 700 tonë barut, të vendosur në 41 kontejnerë e në dy ndërtesa dhe në afërsi të tyre janë depozituar djegoret e predhave, të gjitha në shkelje të standardeve të sigurisë.