Pension special për punonjësit e Gardës
Të gjithë oficerët, nënoficerët dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të marrin një pension shtesë, përveç atij të pleqërisë. Qeveria ka hartuar një projektligj për sigurimin shoqëror suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë, i cili është dërguar në Kuvend dhe përbëhet nga 30 nene. Qëllimi i këtij projektligji është që t‘u garantojë punonjësve të Gardës që trajtohen me ligjin 8869, datë 22.5.2003 dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, përfitime suplementare mbi ato të përcaktuara në ligjin 7703, datë 11.5.1993 "Për Sigurimet Shoqërore" të ndryshuar. Të drejtën e përfitimit sipas këtij projektligji e kanë punonjësit e gardës që janë aktivë ose në pritje për emërim në detyrë, ish-punonjësit e gardës që kanë dalë në rezervë ose në lirim, sipas ligjit 8869 dhe që trajtohen me pagesë kalimtare apo pension me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe, gardistët, për kohën e qëndrimit kursant dhe studentët. Gjithashtu, nga ky ligj përfitojnë të drejtën e përfitimeve suplementare, për paaftësi të përkohshme në punë, rehabilitim shëndetësor, pagesë kalimtare, ndërprerje të karrierës për shkaqe shëndetësore, pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kompensim të shpenzimeve në rast dëmtimesh trupore, pension suplementar pleqërie, pension suplementar invaliditeti, pension suplementar familjar, pension suplementar familjar në rast humbjeje të jetës gjatë punës dhe për shkak të detyrës, ndihmë të menjëhershme, shpenzime varrimi etj. Shpenzimet për përfitimet sipas këtij ligji financohen nga kontributet shoqërore suplementare të punonjësve të Gardës dhe nga buxheti i shtetit. Periudhë shërbimi për efekt të këtij ligji njihet: periudha si punonjës i gardës, si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura para fillimit të karrierës në gardë, periudha si punonjës i Policisë së Shtetit, periudha e ndërprerjes së karrierës për shkak të një vendimi të padrejtë, periudha e qëndrimit në dispozicion për shkak të pritjes për sistemim në një funksion në përputhje me gradën etj. Punonjësit e Gardës përfitojnë të ardhura për sëmundje deri në 14 ditët e para kalendarike, kur vërtetohet me raport mjekësor se është përkohësisht i paaftë për punë. Shuma e të ardhurave është e barabartë me 100% të pagës bruto mesatare ditore. Punonjësit e Gardës përfitojnë kompensim të shpenzimeve për rehabilitimin shëndetësor nëpërmjet sistemit të sigurimeve shoqërore. Shpenzimet për rehabilitimin shëndetësore përballohen nga buxheti i shtetit. Punonjësi i Gardës kur ndërpret karrierën dhe shkëput marrëdhëniet financiare përfiton: shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave bruto mujore, pagesë kalimtare në masën 50% të pagës bruto mujore që kishte në çastin e fundit, për aq kohë sa ka vjetërsi shërbimi, por jo më shumë se dy vjet për burrat dhe tre vjet për gratë.
Klauzola
Largohesh vetë, nuk përfiton
Punonjësi i Gardës nuk përfiton pagesë kalimtare kur e ndërpret karrierën për shkelje që dënohen minimalisht me masën disiplinore ose për kryerje të veprës penale: Kur me kërkesë të tij dëshiron të largohet nga Garda, për t‘u punësuar në një sektor tjetër apo për t‘u vetëpunësuar ose kur braktis detyrën, kur punonjësi i gardës transferohet apo lëviz jo për arsye disiplinore brenda strukturave të gardës, pagesa kalimtare reduktohet në masën që kompenson pagën mbi të cilën ajo është llogaritur.
Pensioni
Punonjësi i gardës që ndërpret karrierën përfiton pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi deri në plotësimin e kushteve për pension të plotë pleqërie nga mosha apo dhe vitet e punës
Llogaritja
Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet në masën 40% të pensionit të plotë të pleqërisë, kur punonjësi ka vjetërsi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat
Ndihma
Punonjësi i Gardës në rast sëmundjeje të rëndë ose plagosjeje, apo të familjarëve në ngarkim të tij, si dhe në rast të një fatkeqësie familjare përfiton ndihmë të menjëhershme financiare
Fondi
Buxheti i shtetit do të përballojë shumicën
Llogaritja dhe pagesa e pensionit suplementar
Në projektligj thuhet se llogaritja, caktimi dhe pagimi i përfitimeve që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji bëhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe përfitimet nga ky ligj nuk tatohen. Përfitimet suplementare të përcaktuara në këtë ligj rriten dhe indeksohen sa herë që rriten dhe indeksohen pensionet e përfituara sipas ligjit për sigurimet shoqërore. Periudha e trajtimit me pagesë kalimtare gjatë ndërprerjes së karrierës për shkaqe shëndetësore dhe pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi njihen dhe llogariten si periudhë sigurimi për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe të invaliditetit. Kontributi për efekt pensioni pleqërie dhe invaliditeti për këto kategori përballohen nga buxheti i shtetit dhe llogariten mbi pagën minimale të përcaktuar për efekt të derdhjes së kontributeve të detyrueshme.
Ankimimi
Konfliktet zgjidhen me anë të Gjykatës
Gardisti zgjedh të drejtën e përfitimit
Projektligji cakton edhe të drejtat e zgjedhjes së përfitimit. Personi i cili sipas këtij ligji për të njëjtën periudhë kohore i lind e drejta për më shumë se një përfitim ka të drejtë të zgjedhë përfitimin më të favorshëm. Kur vërtetohen se përfitimet e parashikuara në këtë ligj jepen për shkak të detyrës, ish-punonjësi i Gardës i përfiton ato pavarësisht nga ndërprerja e periudhës së sigurimit dhe kërkesa për t‘i përfituar nuk e kushtëzon në afat. Mënyra dhe afatet e aplikimit për përfitimet sipas këtij ligji, parashkrimi i të drejtave, përgjegjësitë që vijnë nga përfitime të padrejta dhe rregulla të tjera, janë të njëjta me ato të miratuara për përfitimet sipas ligjit. Ankimet kundër vendimeve për përfitime sipas këtij ligji, kur nuk zgjidhen në rrugë administrative, zgjidhen në gjykatë, vendimi i së cilës është përfundimtar.