E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet peshkopi me familje sekrete

Kryepeshkopi i Los Anxhelesit, Hoze Gomez, shkroi në një letër për të gjithë besimtarët se peshkopi Zavala i kishte treguar në dhjetor se ishte baba  i dy adoleshentëve.

Fëmijët jetonin në një tjetër shtet së bashku me nënën e tyre. Kryepeshkopi tha se dioqeza po i ofronte familjes “kujdes shpirtëror” sikurse edhe po financonte shkollën e fëmijëve.

Në letrën e tij, Kryepeshkopi e përshkroi lajmin si “të trishtueshëm dhe të vështirë” dhe tha se peshkopi Zavala ka jetuar privatisht dhe nuk ka marrë pjesë në shërbesa që prej dorëheqjes.

60-vjeçari Zavala ka lindur në Meksikë. Ai ka bërë fushata kundër dënimit me vdekje dhe për të drejtat e emigrantëve.

Vatikani nuk shqiptoi arsyen e dorëheqjes së peshkopit Zavala, por iu refererua të drejtës së peshkopëve për të dhënë dorëheqjen para moshës së pensionimit normal nëse janë të sëmurë ose të papërshtatshëm për postin.

Papa Benedikti XVI deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë për të ndryshuar rregullin e Kishës Katolike Romane për beqarinë e klerit, rregull i cili është në fuqi që prej shekullit XI.

Në mars të vitit 2010, ai e përshkroi beqarinë si një shenjë të devotshmërisë së plotë ndaj Zotit./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-04 17:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›