E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni ndaj Presdientes së Argjentinës, “i suksesshëm”

Paraditen e së mërkurës, Kristina Fernandez de Kirchner udhëtoi me helikopter nga rezidenca presidenciale për në spitalin “Austral” në rrethinën e Pilarit, në veri të kryeqytetit Boenos Aires.

58-vjeçarja u vendos në anastezi të përgjithshme për disa orë për operacionin e udhëhequr nga DR. Pedro Saco, një onkologjist veteran argjentinas i specializuar për kancerin e kokës dhe të qafës.

Zv/Presidenti Amado Boudou u vendos sot në zyrën e Presidencës dhe do të mbajë postin e Presidentit të vendit për 20 ditë të tjera derisa Kristina të largohet nga spitali.

“Operacioni i Kristinës ishte i suksesshëm”, transmetoi televizioni “Cronica”, por mjekët thanë se do të raportojnë lidhur me operacioni gjatë mesditës (me orën lokale).

Mbështetës të shumtë të Presidentes janë mbledhur jashtë spitalit në shenjë mbështetjeje për Presidenten e suksesshme të vendit, e cila muaj më parë mori mandatin e dytë në krye të shtetit./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-04 17:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›