Vritet shqiptari, ishte dëshmitar i mafi es kalabreze
Emigranti shqiptar, Ilir Krypi, 42 vjeç, u vra
mbrëmë rreth orës 23.00 në Xhenova të Italisë.
Krimi ndodhi në një stacion autobusi, ku shqiptari
është qëlluar për vdekje me armë zjarri, teksa ishte
në shoqërinë e një femre. Policia tha pak orë më parë
se viktima e vrasjes ishte dëshmitar në një proces
hetimi të autoriteteve italiane lidhur me trafi kun e
kokainës dhe aparateve celularë që futeshin ilegalisht
në burgun Marasi në Itali. Sipas policisë, viktima e
atentatit ishte personi i vetëm, i cili kishte pranuar
të dëshmojë për një hetim në lidhje me trafi kun e
celularëve dhe të kokainës për të burgosurit e burgut
Marasi të Italisë. Në kuadër të këtyre hetimeve, në qeli
përfundoi edhe një agjent i policisë së burgjeve, i cili
i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur
nga qelia, si edhe dy eksponentë të familjes mafi oze
Makri me origjinë kalabreze. Në këtë operacion,
Ilir Krypi ishte arrestuar së bashku me 36-vjeçarin
Nikodemo Makri dhe Xhuzepe Makri, 44 vjeç. Të
arrestuarit e tjerë ishin shqiptarët Blerim Gaci, 30
vjeç, Dritan Dedja, 26 vjeç, agjenti italian i policisë së
burgjeve Antonio Ierardi, 34 vjeç, si edhe Francesko
Muzio, 35 vjeç. Të gjithë këta të fundit nuk pranuan të
dëshmonin për çështjen që ishin arrestuar. Në bazë
të të dhënave që dalin nga Prokuroria e Xhenovës
bëhet fjalë për një "ekzekutim mafioz", shkruan
agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe shpreson "një
ndërhyrje decizive të shtetit, derisa të gjenden ekzekutorët
dhe porositësit e vrasjes, pasi i vetmi perceptim
për një ekzekutim të tillë është ai për "të mbyllur
gojën" dhe ky perceptim mund të ketë efekte shkatërruese".
Megjithatë, ditën e djeshme, prokuroria ka
marrë informacione të tjera, që ai mund të jetë vrarë
edhe për shkaqe banale, për çështje prostitucioni.
Megjithatë, policia italiane ka marrë disa dëshmi për
vrasjen, ndërkohë që shoferi i një autobusi ka qenë ai
që ka dëgjuar krismën dhe të bërtiturën e një femre
dhe më pas ka njoftuar policinë.