Tropojë, arrestohet vrasësi i ‘kodrës së varreve’
TROPOJË - Arrestohet në Tropojë, i shumëkëuari Edmir Vukaj, i njohur ndryshe si vrasësi i ‘kodrës së varreve’. 31-vjecari u kap gjatë një operacioni, një muaj pasi ishte kthyer nga Franca, ku vuante dënimin për tentativë vrasje.
Ndërkohë në Shqiperi Edmir Vukaj dyshohet si autor i disa vrasjeve, për të cilat është folur dhe në emisionin ‘Xhungël’.
Pas arrestimit 31-vjecarit i është gjetur dhe një arsenal armësh, përkatesisht një mitraloz, 55 kapsolla, 11 kallepe tritoli, 9 granata, një shirit mitralozi me 80 fishekë, 1200 fishekë dhe 2 automatike,të gjitha këto të fshehura në një shpellë në fshatin Kucanaj të Komunes Margegaj. I arrestuari i ka rrëfyer policisë vendin, ku kishte fshehur municionet.
(el.me/news24/BalkanWeb)