Prokuroria konfirmon se ka marrë një letër nga Drtian Prifti
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme konfirmon zyrtarisht një letër të mbërritur nga deputeti Dritan Prifti adresuar institucionit kryesor të akuzës.
Duke reaguar ndaj një shkrimi në gazeten “Rilindja Demokratike”, Prokuroria e Përgjithshme, ka deklaruar se kjo letër është trajtuar zyrtarisht dhe është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni.
Ndërkaq, në njoftimin zyrtar Prokuroria shprehet se “duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shkruar në këtë media, bën me dije se përmbajtja e letrës se Prifti është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj Kushtetuese, pavarësisht insinuative të ndryshme që synojne të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë në fokus të vëmendjes së opinionit publik”,- thueht në njoftimin e Prokurorisë.
(el.me/news24/ BalkanWeb)