Propozimet e opozitës për reformat e mëdha

Drafti i është dorëzuar Ilir Rusmajlit, kryetarit të komisionit parlamentar të Ligjeve nga sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj. Opozita, përveç pikave të propozimeve ka paraqitur edhe një kalendar të punës në komisionin e Ligjeve.
“Grupi parlamentar socialist ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se plotësimi i kushteve të BE-së për integrimin evropian të vendit përbën angazhim prioritar dhe një kërkesë thelbësore të këtij procesi që i shërben mirëqeverisjes së vendit, forcimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës”, thekson Xhafaj në draftin e propozuar.
Ai shton se me qëllim adresimin e menjëhershëm të këtyre 12 rekomandimeve dhe me vullnetin e mirë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike e institucionale në vend, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, propozon "Paktin për Shqipërinë si gjithë Evropa". Socialistët kërkojnë që të shqyrtohen brenda këtij sesionit të legjislaturës të gjitha ligjet që kërkojnë 84 kartonët jeshil në Parlament.
Pika e parë për socialistët është reforma në drejtësi, ku kërkohet të bashkëpunohet edhe me konstitucionalistët, duke ngritur një grup ad-hoc për këtë qëllim. Gjithashtu, kërkohen edhe ekspertë vendas dhe të Bashkimit Evropian. “Mbi këtë bazë jepet dakordësia se do të votohet çdo produkt të këtij procesi, i cili duhet të administrohet me të njëjtat parime të vlefshme për procesin e reformës zgjedhore: bashkëdrejtim, konsensus për çdo çështje e nen, mbështetur mbi kriterin themelor të përputhjes së legjislacionit tonë me standardet evropiane dhe me moto pune rekomandimin e Bashkimit Evropian se "Qeveria bashkë me opozitën kanë përgjegjësinë që, në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës, të gjejnë zgjidhjet e nevojshme në rrugën e vendit drejt integrimit në BE"”, thuhet më tej në draft.
Projektligjet ‘problematike’
Më tej, Xhafaj sqaron se disa prej projektligjeve të depozituara në Kuvend dhe që kërkojnë konsensus, kanë problematikën e tyre, për të cilat nuk mund të jepet vota e opozitës. “Iniciativat ligjore karakterizohen nga mungesa e transparencës me publikun, shoqërinë civile e grupet e interesit dhe nuk janë konsultuar me këto të fundit. Disa nga këto projektligje nuk reflektojnë plotësisht vërejtjet e propozimet e ekspertizës ndërkombëtare që kanë asistuar procesin e hartimit të tyre”, shkruan midis të tjerash Xhafaj.
Më tej, në draft thuhet se ‘Një pjesë e amendimeve ligjore cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe kryesisht të bizneseve të vogla e të mesme. Disa nga këto projektligje kërkojnë ndryshimin e disa normave kushtetuese”.
Propozimet e opozitës
Partia Socialiste, propozon të miratohet një komision ad-hoc të atashuar pranë komisionit të ligjeve i cili bazuar në kalendarin përkatës të miratuar nga komisioni i ligjeve të ndërtojë një proces intensiv pune për shqyrtimin e projektligjeve të propozuara dhe projektligjeve të reja që do të duhet të shqyrtohen në kuadrin e reformës në drejtësi edhe në reflektim të rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit të BE.
“Për organizimin e këtij procesi ne propozojmë që Komisioni ad-hoc të jetë me përbërje të barabartë të dy palëve duke pasur konsensusin si parim bazë të vendimmarrjes së tij bazuar edhe në përvojën e komisioneve ad-hoc të reformave zgjedhore”, thuhet më tej.
Në pikën 2 të propozimit, kërkohet të ndërtohet një proces efektiv përmes komisionit për Çështjet ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e projektligjeve të propozuara dhe projektligjeve të reja që do të duhet të shqyrtohen në kuadrin e reformës në drejtësi edhe në reflektim të rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit të BE.
Në vijim të propozimeve, kërkohet që për secilin nga projektligjet të miratohen relatorët përgjegjës nga të dyja palët, ku të paraqitet plani i përbashkët për organizimin e procesit të shqyrtimit. Gjatë diskutimeve të kërkohet nëse institucionet e caktuar kanë ose jo propozime të reja, duke qenë se disa pr/ligje kanë një kohë të gjatë që qëndrojnë në Kuvend.
“Të sigurohet ekspertiza e kualifikuar ndërkombëtare përmes asistencës së misioneve të BE (Euralius), SHBA (OPDAT), USAID, OSBE etj që asistojnë aktualisht sistemin e drejtësisë ose nëse do të çmohet e domodoshme edhe ekspertë të thirrur rast pas rasti sipas interesit të çështjeve përkatëse”, kërkohet më tej.
“Hullia”
Ashtu sikurse e kishte deklaruar edhe më parë, Partia Socialiste ka paraqitur edhe kalendarin kohor për secilin projektligj. Kështu, gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor, kërkohet të miratohet Kodi Hekurudhor, Kodi Ajror, Kodi Detar dhe Kodi Rrugor. Në periudhën Janar-Shkurt, kërkohet të miratohet Kodi Penal me disa ndryshime, Kodi Civil si dhe projektligji për ndarjen administrative.
Për periudhën Mars-Prill, lihet të miratohet Ligji për Gjykatën Administrative, që qëndron më shumë se dy vite në sirtarët e Kuvendit; si dhe hapja e procesit për shqyrtimin e projektligjeve për Shërbimin Civil, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, për Konferencën Gjyqësore, për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Kodin e Procedurës Penale etj .
Sipas PS-së, këto "projektligje janë pjesë e planit të veprimit kombëtar dhe strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë të miratuara nga Këshilli i Ministrave, pjesë e rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit si dhe të kërkuara nga Opozita dhe vet Institucionet kushtetuese të sistemit të drejtësisë”. /S.Lleshi/Start/
2011-11-09 15:07