LSI Bashkepunimi PD-PS per te miren e vendit
Anetari i Levizjes socialiste per Integrim Ardit Cela ne nje interviste te dhene per ABC News-in eshte shprehur se koalicioni PD-LSI eshte nje koalicion i forte. Ai ka hedhur poshte akuzat e socialisteve se ky koalicion eshte bere vetem per karrige sipas tij ky koalicion ka ardhur per te miren e vendit. Ne koalicion me partite politike te vendit kemi hyre per te miren e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian - eshte shprehur Cela. Ndersa ka theksua se LSI-ja i ka bere shpesh here thirrje Partise Socialiste per bashkepunim pasi kjo do te sillte dhe integrimin e vendit ne BE. Ai ka deklaruar edhe nje here qe socialistet te heqin dore nga interesat e tyre personale dhe tu kthehen sa me shpejt interesave te qytetareve dhe kjo mund te arrihet vetem me ane te bashkepunimit dhe zbatimit te reformave sipas udhezimeve te nderkombetareve. LSI-ja e ka ftuar gjithmone opoziten qe te bashkepunoje per integrimin. Ajo pershendet marreveshjen midis dy partive te medha - tha nder te tjera perfaqesuesi i LSI-se. Gjithashtu ai tha se LSI-ja pershendet bashkepunimin PD-PS per sa i perket reformes zgjedhore duke konfirmuar edhe nje here se LSI-ja do te jape kontributin e saj maksimal ne menyre qe ky proces te perfundoje sa me mire.