Historia e vitit 63 kur u En Lai do te helmohej ne Tirane me embelsire
Legjenda e prodhimeve ushqimore te Shqiperise Raqi Nati tregon ngjarjen tronditese. Vizita e papritur e Kryeministrit kinez ne Tirane dhe angazhimi i tij per te prodhuar embelsirat me majane e birres. Ngjarjet qe vijuan me mbrapa dhe nderhyrja e zevendesministres Vera Pojani per te sqaruar ceshtjen makabre
Kryeinxhinieri i Ali Kelmendit u akuzua se kishte perdorur majane e birres me mikroorganizma helmues me veprim te vonuar
Shefi i Drejtorise se Sigurimit me thote Fjala qe te thashe se eshte sekret ne fakt eshte nje sihariq i madh jo vetem per ty por per te gjithe Partine dhe popullin tone. Keto dite vjen ne vendin tone per nje vizite zyrtare vete Cu En Lai. Me thote se donte te dinte per majane e birres nese mund te perdorej per pastifice pra per te bere embelsira per Cu En Lain.
U mor majaja e birres qe do te perdorej per udheheqesin e larte kinez dhe u kontrollua ne shume analiza teper te hollesishme pas te cilave per rregullsine e saj firmosi vete zv.ministrja Pojani.
Kishte kohe qe kishte ikur Cu En Lai. Vizita e tij ne vendin tone ishte konsideruar e suksesshme. Mirepo nuk kisha dale une nga kthetrat e hetimeve megjithese sic ju tregova isha treguar shume i vemendshem.
Nuk e dija se megjithese qene bere muaj qe kishte ndodhur vizita ne fjale qenkesh bere gati edhe urdhri per arrestimin tim aq sa ishte vene ne pikepyetje jeta ime.
Zv.ministrja Vera Pojani i perplasi ne fytyre librezen e grisur mjekut Ferit Kozeli duke i bertitur me sa kishte ne koke
Ti i poshter ke sajuar alibine se me majane qe na vuri ne dispozicion Raqi Nati ka dashur ti shkaktoje vdekjen Cu En Lait nga bakteret me veprim te ngadalshem qe ndodheshin aty.
Drejtori i Puneve te Brendshme te Tiranes iu drejtua Vera Pojanit Shoqe Vera une kam nje dokument nga agjentura ime i cili thote se pikerisht Raqi Nati ka dashur te helmoje udheheshyqesin e larte te Kines Cu En Lai. Ky dokument eshte firmosur edhe nga Dhimo Roshi i cili verteton si bakteriolog pranine ne majane e birres qe u perdor per embelsirat e Cu En Lait te baktereve vdekjeprurese qe kane veprim te ngadalshem.
HYRJE
Ishte e pabesueshme qe personi me floke te bardha dhe me nje pamje te jashtme teper fisnike qe po pinte kafe ne njerin prej lokaleve luksoze ne qender te kryeqytetit ishte pikerisht legjenda e industrise ushqimore shqiptare Raqi Nati. Ai eshte i shumenjohuri dhe heroi i pashpallur i Shqiperise Raqi Nati. Eumlshte shkencetari i madh dhe truri i dhjetera e dhjetera fabrikave te industrise ushqimore ne vend. Ai eshte quajtur ndryshe Babai i birres shqiptare apo Legjenda e pijeve shqiptare etj. etj. Nen drejtimin e tij ne Shqiperi eshte arritur te prodhohet nje nga birrat me cilesi nga me te lavderuarat ne Evrope apo jane prodhuar dhjetera lloje pijesh alkoolike vererash likernash konservash e deri te ushqime te ndryshme. Te mendosh se nga prodhimet e njeriut qe bashkebisedon dhe qe quhet Raqi Nati ka pire apo ka ngrene ushqime cdo shqiptar per me shume se tridhjete e pese vjet eshte nje emocion i natyrshem dhe i pashmangshem. Gjate gjithe jetes se tij ne drejtimin shkencor te kombinatit me te madh ushqimor Ali Kelmendi i cili realizonte deri ne 37 te eksportit te te gjithe shtetit e ben ate njeriun me te njohur dhe me te nevojshem te qeverive te atehershme aq sa ekzistojne disa vendime te posacme te tyre te cilat e shperblejne Raqi Natin me vlera te jashtezakonshme.
Por te paarritshmin dhe te jashtezakonshmin Raqi Nati njerezit e ndeshnin atehere edhe ne auditoret e universitetit duke dhene leksione dhe duke udhehequr mbrojtjen e dhjetera diplomave nga studentet e atehershem qe do te beheshin kuadrot e rinj te industrise ushqimore te Shqiperise. Mirepo sic ndodhte rendom ne vendin tone me njerezit e afte dhe intelektualet e mirefillte edhe Raqi Nati nuk ka shpetuar pa incidente ne shtetin qe pillte vazhdimisht armiq dhe kucedra. Keshtu edhe Raqi Nati nuk shpetoi nga akuzat absurde. Per te ishte rezervuar akuza se kishte pergatitur nepermjet majase se birres vdekjen e ngadalte te udheheqesit dhe te politikanit te madh kinez Cu En Lait ne nje vizite qe ai beri ne ato vite ne Tirane. Ishte rastesia qe e shpetoi nga qelite e vdekjeve te kohes. Gjithsesi paradoksi e ka shoqeruar deri ne fund kur sic thote vete zoti Nati pas ardhjes ne krye te qeverise se Ylli Bufit ai eshte flakur nga puna i poshteruar per nje konflikt personal qe kishin pasur se bashku dikur. Por cili eshte rezultati i vertete i zotit Raqi Si rivendosi ne prodhim fabrikat e alkoolit dhe te konservave Si arriti te prodhonte tutkallin apo deri te pijet freskuese apo likernat ne vend Si u prodhua vera birra dhe shume ushqime deri te biskotat e karamelet e kombinatit me te madh te Shqiperise vetem nen drejtimin shkencor dhe praktik te Raqi Natit Gjithcka do ta lexoni ne shkrimin e meposhtem permbledhes qe gjithsesi per te eshte shume pak.
Z. Raqi fillimisht biseden tone do ta nisim me ato cka keni arritur ne drejtim te krijimtarise suaj ne industrine ushqimore kryesisht ne drejtim te prodhimit te pijeve si ato alkoolike e deri te likernat. E kam teper kurioze kete pyetje kur kam parasysh qe ju dikur jeni njohur nga mbare Shqiperia si nga nomenklatura ashtu edhe nga njerezit e thjeshte si Babi i birres shqiptare. Keshtu se pari po e nis me alkoolin. Si arritet te prodhonit alkoolin ne vend
Ishte 6-mujori i dyte i vitit 1951. Sapo kisha perfunduar ne Prage shkollen e larte te teknologjise se industrise ushqimore. Porsa erdha ne Shqiperi konstatova se kishte lindur prej kohesh nevoja emergjente per te vene ne funksion dy fabrikat ekzistuese qe kishte pasur vendi per prodhimin e alkoolit por qe aktualisht ishin te shkaterruara nga lufta. Per te bere te mundur kete lloj prodhimi studiova dhe perdora fillimisht si lende te pare misrin. Me vone pas ndertimit te fabrikes se sheqerit ne Korce vura ne shfrytezim si lende te pare per prodhimin e alkoolit pikerisht malasen e sheqerit. Tani qe ishte arritur prodhimi i alkoolit ishte hapur para meje nje perspektive e gjere per prodhimin e shume lloj asortimentesh te lengshme.
Po per prodhimin e likernave a patet veshtiresi
Ate vit kishte mbaresi ne drejtim te prodhimit te agrumeve ne zonat e bregdetit tone. Ishte pikerisht 1952-shi kur ne kishim me pak se nje vit qe kishim siguruar prodhimin e alkoolit me perberje vitaminash nga me te pasurit nder te gjitha kampionet e marre nga shume vende te tjera me te cilat ne kishim marredhenie. Agrumet e shumta te zones se Sarandes dhe te gjithe Rivieres se Shqiperise kishin veshtiresi te theksuara per tu transportuar per ne destinacionet e nevojshme per tregti. Problemi i mprehte perballe qeverise ishte se ato rrezikoheshin te prisheshin. Ishin jo pak por mbi 200 kuintale agrume. Atehere duke pare situaten e tille u vendos qe ato te shkonin ne duart e industrise perpunuese dhe shkencore. Une i perpunova me nje vemendje te madhe duke u mbeshtetur ne dhjetera studime dhe dhjetera eksperimente. Se fundmi arrita te prodhoje nga ato esencen vajore e cila se bashku me alkoolin nepermjet perpunimesh te vecanta do te bente te mundur te prodhoheshin ne Tirane shume lloje likernash.
Di qe keni prodhuar edhe lende farmaceutike
Me lengun e portokalleve te konservuara me benzonat natriumi dhe me farerat e tyre arrita te sjelle prodhimin ne vend te vajit te amagdalines i cili duke u blere jashte deri ne ate kohe i kishte kushtuar buxhetit te shtetit mjaft humbje. Ky vaj ishte teper emergjent dhe i nevojshem per qellime farmaceutike.
Kur i prodhuat limonadat
Ishte akoma viti 1952. Por ishte po ky vit qe ne industrine tone ushqimore mungonin prodhime deri te tilla si pijet freskuese. Aq me keq paraqitej situata kur mungonte qe nga lenda e pare e deri te esenca. Kete e mori persiper vete. Pijet freskuese donin patjeter acidin citrik apo limontozin sic quhej ne gjuhen popullore. Per kete pasi bera studime pas studimesh e duke marre kampione te ndryshme frutash ne disa shkalle pjekjesh arrita qe te prodhoj limontozin e kerkuar. Kjo u be e mundur vetem duke perdorur sheget e egra te Milotit te cilat ishin me shumice ne ate zone. Pas kesaj une drejtova punimet per ndertimin e repartit te linjes per ta prodhuar me shumice kete lende. Kete e ngrita jo pa mundime pikerisht brenda fabrikes se likernave. Keshtu u arrit te prodhohej me shumice acidi citrik i lengshem me te cilin ne Shqiperi u prodhuan dhjetera lloj limonadash freskuese. Ky repart vazhdonte punen me tre sezone e ne te punonin mbi tridhjete punetore.
Zoti Nati si keni arritur te prodhoni tutkallin
Ishte viti 1953 kur zdrukthetaria me e madhe dhe e porsandertuar e asaj periudhe po pezullonte punimet per faktin e mungeses se lendes se tutkallit i cili ishte i domosdoshem per prodhimin e mobilieve. Ne kete rast shpika formulen e teper te vecante e cila me mundesonte qe nepermjet perzierjes se kriperave te kalciumit te cilat gjendeshin me shumice te kockat e bagetive me solucionet e krijuara pas perpunimit te shojeve te kepuceve te vjetra te prodhohej tutkall nga me te miret i cili akoma edhe sot eshte i paarritshem per sa i perket cilesise.
Eumlshte e vertete se me prodhimet tuaja keni ndihmuar edhe Uzinen e Gomes ne Durres
Po ne vitin 1953 doli nevoja per te ndihmuar fabriken e gomes se Durresit e cila kishte ngelur pa lende per te kompletuar perberjen e gomes. Per kete udhehoqa ndertimin e nje reparti te posacem prane fabrikes se likernave ne Tirane i cili prodhoi pikerisht ate qe quhej oksid magnezi dhe qe ne Durres mund te perdorej shume mire si lende mbushese per gomen.
Si e mbajtet rendimentin e likernave pas renies se atij te sheqerit
Ne vitin 1954 ne vend ra shume rendimenti i prodhimit te sheqerit. Ne kete menyre u vu ne dyshim sasia e prodhimit te likernave. Pas kesaj nga qeveria iu kerkua te gjenim rrugezgjidhje. Per te mos ulur rendimentin e likernave bera te mundur zevendesimin e sheqerit qe perdorej si lende e domosdoshme me faqolin dhe zaharinen te cilen arrita ta prodhoje per nje kohe te shkurter. Ne kete menyre u be e mundur te mos luhatej fare prodhimi.
Cfare fabrikash te tjera keni ndertuar
Ishte viti 1955-1956 i cili me gjeti ne vrullin e punes se jashtezakonshme per projektimin montimin dhe venien ne shfrytezim te plote te dy fabrikave te medha per prodhimin e konservave ne Elbasan dhe Korce. Gjate vitit 1957 udhehoqa montimin dhe venien ne zbatim te kater fabrikave moderne per prodhimin e vererave ne vendin tone te cilat u vendosen ne Shkoder Pogradec Librazhd dhe Berat.
Si eshte historia e sherbeles te mbetur stok
Cdo vit ne Shqiperi sillte te rejat e medha ne fushen e industrise ushqimore. Keshtu dhe viti 1957-1958 solli para probleme te medha per te zgjidhur. Ato vite ishin bllokuar nga eksporti rreth 25 mije kuintale gjethe sherbela. Ajo gjendje u be problem qeveritar. Une me iniciative mora persiper perpunimin e gjethes se sherbeles duke projektuar zbatuar dhe vene ne shqyrtim te plote repartet e prodhimit te esences se sherbeles ne Rrogozhine Elbasan Shkoder dhe Berat. Pas venies ne funksion te tyre u arrit te prodhohej menjehere nje sasi prej 400 kuintale esence.
Kontributi juaj ne ndertimin e Kombinatit Ushqimor
Maj 1958 kalova si perfaqesues i Ministrise se Industrise Ushqimore ne projektimin e Kombinatit Ushqimor me te madh ne vend qe do te merrte emrin Ali Kelmendi. Ne fillim ideova dhe udhehoqa ndertimin e fabrikes se birres dhe me pas te shume fabrikave te tjera te cilat do te perbenin Kombinatin e madh ushqimor. Ai me vone do te arrinte te siguronte deri 37 te planit te eksportit ushqimor te te gjithe vendit. Keshtu punova qe ne fillim te ndertimit te ketij kombinati jo vetem si projektues por edhe si zbatues i te gjitha fabrikave te ketij kombinati si fabrika e birres fabrika e likernave dhe e pijeve alkoolike fabrika e veres repartet e konservave salces perimeve te thata lengjeve te frutave etj. Une qe nga data 12 korrik 1960 kur do te fillonte per here te pare prodhimi ne Kombinatin Ushqimor dhe per 35 vjet me radhe kur do te flakesha nga puna per nje ambicie personale nga ish-kryeministri Ylli Bufi do te punoja ne fillim si inxhinier dhe me pas si kryeinxhinier i kombinatit. Arrita te beja qe birra jo vetem te prodhohej me te gjithe parametrat e nje cilesie me te mire se kudo ne Evrope por edhe qe te shtohej sasia e saj ndjeshem ne cdo vit qe kalonte. Keshtu nga 60 mije tone birre qe prodhohej ne vitin 1963 duke pare kerkesat ne rritje te konsumatorit arrita te ve ne shfrytezim shtesen e kapacitetit te kesaj fabrike dhe ta coje sasine e prodhimit ne 110 mije tone dhe ne vitin 1985 do te arrinte ne 170 mije tone birre.
Z. Raqi si nisi historia e sajimit te akuzes suaj
Qesh si me ironi Me akuzuan dhe jo pak dhe me e lezetshmja eshte se ata qe me sajuan ate farse te ndyre e pesuan vete. Pra rane vete ne varrin qe me hapen mua. Kur po te flas per nje akuze te tille duhet te keni parasysh se cfare roli luante Kina ne ato vite dhe cfare ishte ne gjendje te bente udheheqja jone per te ruajtur te fresket miqesine me te. Ishte viti 1963 kur Cu En Lai do te bente nje vizite ne Tirane. Ne nuk kishim as tre vjet qe ishim shkeputur nga Bashkimi Sovjetik dhe te gjitha shpresat i kishim hedhur te Kina. Aty merrnim cdo gje. Qe nga lenda e pare dhe deri te prodhime te ndryshme te cdo lloji. Ne nje prej atyre diteve na vjen ne kombinat shefi i sherbimeve te Shtepise se Pritjes. Me terhoqi vec dhe me thote Do te te tregoj nje sekret qe ka karakter shteteror por ti nuk duhet te hapesh goje se ne rast se dekonspirohet ty te pret vetem plumbi ne balle. Cte beja Te te them te drejten u tremba. Nuk doja te me tregonte asgje njeriu i besuar i udheheqjes dhe i thashe Te lutem shef mos me thuaj gje se une jam pak llafazan dhe nuk dihet se si vjen puna. Friken e kisha se mund te hapej vetvetiu ndonje gjysme llafi dhe do te thoshin kur ta analizonin se une isha njeri nga ata qe e dija nje gje te tille. Keshtu qe une e kisha dekonspiruar sekretin. Apo te falnin atehere. Mirepo shefi nguli kembe duke me thene se ashtu jane punet. Pastaj me thote Fjala qe te thashe se eshte sekret ne fakt eshte nje sihariq i madh jo vetem per ty por per te gjithe Partine dhe popullin tone. Keto dite vjen ne vendin tone per nje vizite zyrtare vete Cu En Lai. Po hellip - i thashe duke u menduar - ku eshte fjala Me thote se donte te dinte per majane e birres nese mund te perdorej per pastifice pra per te bere embelsira per Cu En Lain. Te them te verteten majaja e birres qe vinte atehere e cila ruhej rreptesisht ne temperatura te percaktuara mund te perdorej per shume gjera po te perpunohej ne teknologjite e kohes qe kishim ne dispozicion. Keshtu birra e atehershme nuk eshte birra qe kemi tani. Atehere majaja vinte me avion ne frigorifer dhe sa ulej avioni ne aeroport menjehere e merrnim dhe e vinim ne pune. Ishte nje teknologji me vete perdorimi i majase ne keto procese. Mirepo ne rastin qe me kerkohej te prononcohesha une nuk e kisha ate te drejte per te marre persiper gjera qe e kishe koken me shume ne varr se ne toke prandaj i thashe te derguarit te udheheqjes se larte qe nuk ben majaja pasi ka shume mikroorganizma qe mund te jene te demshme ne perdorimin e pastificeve per udheheqesin kinez. Me mire per kete gje duhet te merreni me bakteriologun - i thashe se fundmi atij - se une teknolog jam. E bera kete percjellje se e dija qe nuk ishin pa gje keto probleme. Futeshe ne valle me detyrim dhe pastaj nuk te linin te dilje me. Po birra si behet a na ndodh gje me tha ai disi i revoltuar duke shtuar me tej Sipas jush ne u rrezikokemi dhe nga birra Pastaj ju keni thene se eshte shume e mire per birren. Me birren ndodh ndryshe - ia kthej - se majaja para se te perfundohet ne proceset e saj kalon ne 20 filtra per te mos ngelur e gjalle asnje bakter pasi me kalimin e kohes behet e demshme. Qe te mos e zgjat me tej kete dialog per hir te se vertetes po them se ishte krijuar ne qenien time nje situate e tensionuar. Nderkaq erdhi bakteriologu qe ishte Dhimo Roshi. Njeri shume i apasionuar dhe shume i respektuar. Posacerisht per kete pune erdhi dhe zv.ministrja Vera Pojani.
E moren majane
Patjeter qe do ta merrnin se ajo mund te perdorej shume mire ne pergatitjen e shume embelsirave qe kishin vlera te pallogaritshme ushqyese por qe gjithsesi duhej kujdes i madh pasi behej fjale per nje udheheqes te nje rangu te tille sic ishte Cu En Lai. Konkretisht u mor majaja e birres qe do te perdorej per udheheqesin e larte dhe u kontrollua ne shume analiza teper te hollesishme pas te cilave per rregullsine e saj firmosi vete zv.ministrja Pojani.
Kur ndodhi akuzimi juaj
Kishte kohe qe kishte ikur Cu En Lai. Vizita e tij ne vendin tone ishte konsideruar e suksesshme. Mirepo nuk kisha dale une nga kthetrat e hetimeve megjithese sic ju tregova isha treguar shume i vemendshem. Kete e mora vesh shume me vone kur ishte sqaruar gjithcka. Nuk e dija se megjithese qene bere muaj qe kishte ndodhur vizita ne fjale qenkesh bere gati dhe urdhri per arrestimin tim aq sa ishte vene ne pikepyetje jeta ime. Nderkohe qe une merresha me perpunime shkencore ne laboratorin tim per te zberthyer miliona e miliona mikroorganizma bakteriologjike per te bere te mundur shendetin e njerezve qe frekuentonin prodhimet e shumellojshme te Kombinatit tone Ushqimor.
Per cfare akuze flitej
Ne dosjen qe me ishte hapur ne hetuesi ne zyrat e policise dhe te sherbimeve te sigurimit mbi mua ishte ngritur akuza se majaja qe ishte cuar per tu perdorur per pastificet e Cu En Lait paskesh rezultuar me ngarkesa bakteriologjike vdekjeprurese me veprim te ngadalte. Gjithcka e kishte sajuar mjeku i kombinatit qe quhej Ferit Kozeli.
Kur e moret vesh ju
Kjo ishte tjeter histori. Une e mora vesh kur kisha shpetuar perfundimisht nga humnera qe kishin pergatitur te me hidhnin. Kjo ndodhi nje dite kur me njofton Dhimua se duhej te shkoja ne nje mbledhje qe po behej me keshillin teknik te Kombinatit. Kur shkoj ne salle shikoj se serish kishte ardhur zevendesministrja Pojani. Kuptova se duhej te ishte dicka qe nuk shkonte derisa kishte ardhur vete zevendesministrja. Megjithate pa u shqetesuar u ula ne nje vend perballe presidiumit. Ne krahun tim u ul Feriti. Edhe ai nuk dinte se perse behej fjale dhe as nuk dinte sesi kishte vijuar problemi qe ai kishte hapur. Edhe une po ashtu deri ne ato momente nuk kisha dijeni per asgje. Mirepo menjehere pa humbur kohe Vera Pojani u cua ne kembe dhe iu drejtua mjekut te ulur ne krahun tim Me jep pak patenten e mjekut higjienist Feriti pa ditur se perse do te flitej shume i qete ia dha patenten e mjekut zevendesministres. Ajo ia rrembeu me force pa duruar qe ai ti zgjaste doren dhe e grisi ne menyre te vrullshme me nje zemerim te papermbajtshem duke ia perplasur se fundmi ne fytyre nderkohe qe filloi ti bertiste me gjithe forcen qe kishte I poshter ke dashur ti besh varrin Raqi Natit duke sajuar gjithe ate argument ku ke futur ne valle dhe shoke shume te nderuar. Ti i poshter ke sajuar alibine se me majane qe na vuri ne dispozicion Raqi Nati ka dashur ti shkaktoje vdekjen Cu En Lait nga bakteret me veprim te ngadalshem qe ndodheshin aty. Ne ate inat qe e kishte mberthyer Veren mori menjehere ne telefon zevendesministrin e puneve te brendshme Mihallaq Zicishtin dhe i thote Mihallaq ceshtja e majase te Raqi Natit qe ka dashur te helmoje udheheqjen e larte kineze eshte nje sensacion amerikan.
Po ju cfare bete ndersa degjuat gjithe keto
E cfare mund te beja Ngela si i shushatur dhe nuk dija se cpo ndodhte. Kalova menjehere si ne nje gjendje te mpire pa levizur as qerpiket. Ne ato momente zevendesministrja iu drejtua Dhimos qe te sqaronte problemin se si kishte mundur Ferit Kozeli te merrte firmen e tij. Dhimua me ate gjakftohtesine qe e karakterizonte tregoi para keshillit teknik gjithcka qe kishte ndodhur. Gjate kesaj kohe ndersa Dhimua bente sqarimet e nevojshme Mihallaq Zicishti dergoi te ne drejtorin e Puneve te Brendshme te Tiranes Muco Salihun i cili ishte dhe baxhanak i Adil Carcanit. Salihu sa erdhi iu drejtua Vera Pojanit Shoqe Vera une kam nje dokument nga agjentura ime i cili thote se pikerisht Raqi Nati ka dashur te helmoje udheheshyqesin e larte te Kines Cu En Lai. Ky dokument eshte firmosur edhe nga Dhimo Roshi i cili verteton si baktereolog pranine ne majane e birres qe u perdor per embelsirat e Cu En Lait te bakterieve vdekjeprurese qe kane veprim te ngadalshem. Atehere flake per flake nderhyri Vera Degjo ketu. Muco Salihu po u mbeshtetem ne te tille agjente ne kemi marre fund. Ky qe ju e konsideroni agjent eshte nje intrigant i poshter qe do te pergjigjet per ate qe ka bere. Pastaj ajo iu drejtua edhe nje here Dhimos qe ti shpjegonte kuadrit te larte te policise gjithe historine ne fjale. Keshtu filloi dhe perfundoi gjithe kjo mesele qe une e mora vesh vetem ne nje mbledhje.