E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, ortekët rrezikojnë banorët

 Një ditë më parë, një ortek u regjistrua në zonën e Grykës së Vanave  në rrethin e Kukësit, ndërsa më problematike situata paraqitet në zonën e Grykës së Valbonës në Tropojë.

Kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj, thotë se situata është drejt përkeqësimit të vazhdueshëm, ndërsa  trashësia e dëborës arrin në mbi  2,5 metra.  Në këtë situatë shqetësimi kryesor janë ortekët që kanë nisur të  bien thuajse  njëri pas tjetrit. “Ortekët gjatë ditës së djeshme  në fshatin e Dragobisë kanë  marrë me vete 40  krerë të imta, si dhe kanë dëmtuar krejtësisht linjën elektrike, duke lënë gjithë fshatin pa energji elektrike”, thotë Biberaj. 

Ndërkohë, rënia e disa ortekëve në këtë fshat ka  frikësuar ndjeshëm banorët. “Shtatë familje tashmë janë larguar nga banesat e tyre, duke lënë edhe bagëtinë dhe janë strehuar te të afërmit e tyre deri në përmirësimin e situatës”, shton Biberaj.  Por, një tjetër shqetësim për banorët, sipas Biberaj, është dhe mbarimi i rezervave të barnave mjekësore, por edhe atyre ushqimore. /Start/

                                                                                             2012-02-12 11:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›