E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacione antidrogë, 3 të arrestuar për 100 kg hashash

Nga operacioni, është zbuluar dhe sekuestruar edhe një sasi prej 100 kg drogë e llojit kanabis sativa, në hyrje të kryeqytetit.

Policia ka arrestuar tre shtetas, ku njëri mësohet se është një oficer policie. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta tre personave të arrestuar.

Droga është sekuestruar në bagazhin e një automjeti dhe mendohet se kishte ardhur nga Gjirokastra. Policia ka zhvilluar edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve. Operacioni i ditës së diel është operacioni i dytë antidrogë brenda dy ditëve ku është zbuluar edhe një bazë e shpërndarjes së lëndës narkotike në Tiranë.

Policia po vazhdon aksionet, teksa kohët e fundit kujtojmë se kanë ndodhur krime të rënda, autorët e të cilëve nuk janë gjetur ende. /Start/

                                                                                             2012-02-12 16:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›