E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kukës, shpallet gjendja e emergjencës

“Ka kohë që reshje në sasi të tilla nuk janë parë edhe në këtë zonë. Pasojat e këtyre reshjeve, që janë të vazhdueshme kanë krijuar vështirësi për banorët e zonës veriore, verilindore dhe juglindore. Është një dimër ndër më të mëdhenjtë dhe me agresivitet të madh, që ka përfshirë dhe Evropën", u shpreh Berisha.

Kryeministri tha më tej, se nga reshjet janë krijuar probleme të shumta, por shtoi se deri më tani nuk ka dëme të mëdha. Duke folur për rastin, ku humbi jetën një shtetas në Has, Berisha i shprehu ngushëllime familjes Qarri për humbjen e njeriut të tyre të dashur, ndërsa theksoi se "duhet të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e jetës, pasi pasojat e borës kërkojnë angazhimin total të qeverisë".

Berisha kërkoi nga kryetarët e komunave identifikimin e familjeve me rrezik të lartë dhe dhënien e ndihmës së tyre sa më shpejt ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për solidaritet për kapërcimin e pasojave të këtij dimri.  Berisha përmendi gjithashtu dhe faktin që një nënë e re nga Kolosjani është transportuar për të lindur. "Është e domosdoshme që qendrat shëndetësore të jenë të parat për furnizim me medikamente dhe të vendoset mami pranë tyre".

 Kryeministri theksoi që  "është situata që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile, pasi për eliminimin e pasojave duhen mjete më të mëdha". Berisha kërkoi gjithashtu që në çdo moment helikopterët të jenë në gatishmëri të plotë, nga ushtria që të merret rol kryesor dhe repartet e saj të vendosen në zonat më problematike. /Start/

                                                                                             2012-02-12 12:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›