Tropojë, spitalit i mungojnë mjekët specialistë
TROPOJE- Në raste të sëmundjeve urgjente pacientëve u duhet të nisen nga Tropoja drejt Tiranës me helikopter, një shpenzim që kushton 2400 euro. E njëjta procedure ndiqet edhe nëse i sëmuri do të niset për rast urgjent drejt Tiranës me ambulancë. E gjitha kjo ndodh pasi në spitalin e Bajram Currit mungojnë mjekët e specialiteteve. 12 mjekë specialistë ndër më kryesorët mjeku reanimator, mjeku i zemrës apo kardiologu, mjeku i mushkërive, por edhe mjeku pediatër janë pozicione që kanë humbur gjurmët në këtë spital. Shkaqet e largimit janë migrimi masiv drejt Tiranës i cili ka prekur edhe bluzat e bardha, ndërsa pasojat janë të qarta, një spital i cili prêt të shndërrohet në qendër ambulatore.
Nga mungesa e mjekëve reanimator nuk mund të zhvillohet asnjë operacion në spitalin e Bajram Currit qoftë dhe një operacion i thjeshtë si heqja e apandesitit. Të sëmurët detyrohen të kurohen në Kosovë apo Tiranë ku kostoja e shpenzimeve është e madhe
Aktualisht në spitalin e Bajram Currit shërbejnë rreth 230 punonjës, ndërsa numri i të sëmurëve është i papërfillshëm pasi të gjithë zgjedhin spostimin drejt Tiranës ose Kosovës. Spitali i Bajram Currit, ka vetëm 5 mjekë nga 20 që duhet të ishin.
Ndërsa nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë shpenzimet e harxhuara për helikopter apo ambulancë mund të përdoreshin për pagat e mjekëve që mungojnë.
(a.r/news24/balkanweb)