E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç propozim të ri për emrin e Maqedonisë

 

NEW YORK - Ndërmjetësi për zgjidhjen e kontestit për emër mes Maqedonisë e Greqisë, Mejtu Nimiç ka dalë sot me nje propozim të ri për emër, por nuk i ka bërë të ditura detajet. Nimiç, në takimin e sotëm në selinë e OKB-se në New York,  u ka paraqitur ambasadorëve të dy vendeve pakon e ideve të reja, për të cilat ka vlerësuar se janë propozime dinjitoze dhe korrekte.
Bisedimet e mëparshme për çështjen e emrit kanë qenë të dështuara për shkak të mos arritjes së konsensusit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Kohë më parë kryeministri grek Kostas Karamanlis u shpreh tepër pesimist për një konsensus të mundshëm dhe kjo sipas tij për shkak të qëndrimit aspak të favorshëm të shtetit maqedonas.
Ndërkohë që edhe Maqedonia ndodhet në një situatë delikate, për shkak të mosmarrëveshjeve mes kryeministrit Gruevski dhe presidentit Cervenkovski per ceshtjen e emrit. Madje edhe pas takimit të dy ditëve më parë nuk u arrit një marrëveshje e përbashkët. Liderët e partive në Maqedoni dhe presidenti Cervenkovski nuk arritën asnjë marrëveshje për qëndrim të përbashkët ndaj çështjes së emrit. Një situatë e tillë nga ndërkombëtarët nuk shihet aspak e favorshme për Maqedoninë.
(a.s/Balkanweb/REL)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›