E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropoje trageti bllokohet tete ore ne mes te liqenit

Tropoje - Trageti i linjes Fierze-Koman me rreth 60 pasagjere ne bord si dhe 20 autovetura e kamione ka mbetur per rreth tete ore i bllokuar ne mes te Liqenit te Komanit ne vendin e quajtur Shkembi i Rajes ne grykederdhjen e lumit te Salces.


Nderkohe kapiteni i tragetit Ramiz Bardhi ka kerkuar ndihmen e KESH-it per te rritur nivelin e ujit ne liqenin e Komanit per te bere te mundur levizjen e tragetit dhe shpetimin e jetes se njerezve. Trageti ka ngecur nga ora 0800 e mengjesit deri rreth ores 1600 te pasdites.


Renia e nivelit te ujit ne Liqenin e Komanit ka bere qe serish te ngreje krye ishulli i krijuar nga prurjet inerte te lumit te Salces qe vjen nga bjeshket e Lekbibajve. Rrezikimi nga mbytja e tragetit te linjes Fierze-Koman ndodh per te disaten here ne keto kater vitet e fundit.


Ne mesin e Liqenit te Komanit rreth 20 kilometer nga stacioni i fshatit Gri ne Fierze ne afersi te lumit te Salces eshte krijuar nje dige natyrale si pasoje e prurjeve te ngurta te ketij lumi. Kapiteni i tragetit Ramiz Bardhi kerkon nga KESH-i qe te mbaje ne kuota optimale te lundrimit liqenin e Komanit derisa te merren masa per pastrimin e inerteve ne grykederdhjen e lumit te Salces.


Por pergjigjja e KESH-it ka qene negative lidhur me kerkesen e kapitenin te tragetit. Keshtu qe per momentin lundrimi ne liqenin e Komanit eshte i pamundur. Tragetet jane private. Nuk marrim persiper qe te mbushim xhepat e privateve duke rrezikuar permbytjet dhe miremenaxhimin e digave -ka qene pergjigjja e drejtuesve te KESH-it.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›