E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arnimi i pervitshem i Zaranikes

ELBASAN/ Pavaresisht problemeve te pervitshme perroi qe rrezikon qindra familje nuk po merr fonde per rikonstruksion te plote


ELBASAN - Zgavra e rrezikshme e krijuar pergjate Zaranikes ne afersi te zyrave te Ndermarrjes Elber eshte vene nen kontroll gjate 24 oreve te fundit me vendosjen e nje sasie blloqesh betoni dhe nderhyrjen e firmes se kontraktuar nga Prefektura Elbasan. Prefekti deklaroi se kjo nderhyrje do te perballohet nga fondet e Drejtorise se Emergjencave.


Ai tha se nderhyrja do te beje te mundur qe te zgjidhet perkohesisht problemi per rreth 66 metra linear per gjate stines se dimrit per tu parashikuar nje fond ne buxhetin e ardhshem per nje nderhyrje te plote ne kete pjese te Zaranikes.


Gjithashtu ne kete pjese te gerryer nga uji i rrembyeshem i Zaranikes kane dale zbuluar edhe kabllot e linjes 20 kv qe furnizon qytetin e Elbasanit. Nje nder kabllot eshte keputur dhe punonjesve te CEZ-it iu eshte dashur te nderhyjne njekohesisht me firmen per te bashkuar kabllot elektrike dhe riparuar defektin e shkaktuar.


Drejtori i Bordit te Kullimit Kushtrim Aliaj qe ka monitoruar situaten gjate 24 oreve tha se nderhyrja do te zgjidhe problemin duke qetesuar te gjithe banoret e zones. Shirat e rene gjate dites se hene krijuan nje situate te veshtire.


Dihet qe ky perrua eshte problematik per qytetin e Elbasanit. Ne kemi filluar punen ne menyre intensive duke hedhur blloqe betoni. Sot kemi biseduar me Shtabin e Emergjencave dhe vendimi eshte qe nepermjet nje fondi te posacem do te nderhyjme per eliminimin e pasojave dhe te rrezikut qe shkakton perroi. Kjo eshte nje zgjidhje emergjente.


Zgjidhja perfundimtare kerkon fonde te medha te cilat do vijne me vone sepse ne ia kemi bere te qarte ministrise dhe prefektures dhe presim qe vitin e ardhshem te na miratohen fondet per riparimin e tyre. Nderhyrja per riparimin e 66 metrash lineare me blloqe betoni dhe inerte pritet te kushtoje te pakten 3 milione leke te reja.


Fondi i akorduar per vitin 2010 ishte 500 000 leke dhe jep zgjidhje vetem per eliminimin e 4 gropave te krijuara ndersa 11 mbeten ende kercenim pergjate gjithe shtratit te perroit. do vit Ministria e Bujqesise parashikon nje fond te paket per riparimin e argjinatures mbrojtese por ai eshte i pamjaftueshem per te mbyllur perfundimisht problemet qe sjell uji i rrembyeshem.


Sipas specialisteve nga nje parashikim kerkohet nje fond prej rreth 5 milione euro per ngritjen e diges kryesore dhe veshjen e argjinatures dhe shtratit pergjate gjithe rrjedhes qe kalon permes zones se banuar te qytetit te Elbasanit. Nderhyrja me fondin e plote 5 milione euro zgjidh te pakten per 20 vjet problemet ne kete perrua.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›