E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, tritol një banese, ska të lënduar

Një shpërthim ka tronditur qytetin e Bajram Currit pas orë pas mesnatës së të mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania, kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e shtetasit Sadri Kërrnaja.

Burime për Shekullin bëjnë të ditur se nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë i kësaj natyre i shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Një tjetër shpërthim i ngjashëm ndodhi sot rreth orës 3 pas mesnate në banesën e një shtetasi në qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›