E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga sot gjoba më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat

Share

Të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke nisur nga dita e sotme do të ndëshkohen me masa të ashpra ligjore.

Ndryshimet ligjore kanë bërë që kufiri minimal i gjobës të dyfishohet, ndërsa ai maksimal të trefishohet.

Kështu, nga sot gjoba më e vogël, ajo për mos vendosjen e rripit të sigurimit, do të jetë 1 mijë lekë të reja nga 500 që ishte, ndërsa gjoba maksimale për shpejtësinë do të arrijë deri në 30 mijë lekë të reja për tejkalim të limitit të shpejtësisë.

Drejtuesit e automjeteve do të duhet të tregohen më të kujdesshëm edhe përkundrejt përdorimit të pijeve alkoolike. Me ndryshimet e reja, të gjithë ata që do të kapen nën efektin e lëndëve alkoolike apo të drogës do të përballen me gjoba tepër të rënda, dhe në disa raste edhe me heqje të lejes së drejtimit apo me burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›