Vlorë, i vjedh 400 litra vaj bashkëfshatarit
Një 48-vjeçar nga fshati Kaninë i Rrethit të Vlorës është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm për vjedhje. Ai është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur një sasi prej 400 litrash vaj ulliri, të sistemuar në bidonë plastikë nga një bashkëfshatar i tij. Ahmet Luzaj ka marrë nga banesa e bashkëfshatarit të tij Piro Metushi sasinë prej 400 litrash vaj ulliri dhe ka tentuar ta transportojë atë në drejtim të qytetit të Vlorës, me qëllim tregtimin. Vetë i dëmtuari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit, që i është bllokuar edhe malli i vjedhur.