E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet e ndeshjeve, arrestohet ish-kapiteni i Lazios

Një vallë arrestimesh janë kryer nga policia dhe prokuroria italiane nën akuzat për trukim ndeshjesh në Serinë B dhe Pro League të këtij shteti.
Mesiat italiane shkruajnë se policia flet për një organizatë të mirëfilltë kriminale. Gjashtëmbëdhjetë persona mësohet se janë arrestuar ndërsa mes tyre është edhe ish-kapiteni i Lazios, Giuseppe Signori i cili pas procedurave të hetimit është lënë në arrest shtëpiak.
Policia ka thënë se ka prova të rëndësishme dhe bindëse për 16 të arrestuarit. Ata janë akuzuar se kanë kryer marrëveshje financiare dhe kriminale për të fiskuar rezultatet e ndeshjeve në Itali.

Procedurat hetimore janë kryer nga prokuroria e Cremonas e cila sinjalet e para në lidhje me veprimtarinë e të dyshuarve, i ka marrë në nëntor 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›