Italia duket në hall, dëmtohet Mario Baloteli
ITALI- Mario Baloteli ka pësuar një dëmtim të lehtë në gjurin e djathtë, në minindeshjen e djeshme stërvitore të kombëtares italiane ndaj të rinjve të Evanit. Ai rrezikon të mos jetë në ndeshjen e së premtes ndaj Estonisë, në të cilën Italia do të kërkojë 3 pikët e radhës. “Baloteli ka ndjerë një dhimbje në gju, që e kishte shqetësuar edhe në të shkuarën. Bëhet fjalë për një ndrydhje në gju dhe rikuperimi për Estoninë duket i vështirë, - tha mjeku Kastelaci. – Të mërkurën do vendosim nëse do ta mbajmë apo do ta çojmë në shtëpi”. Italia do të luajë të premten ndaj Estonisë, në një sfidë që do t’i siguronte asaj qetësinë në grupin C të Europianit 2012.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)