E Diel, 1 Nëntor 2026

Spalletti mohon negociatat me Fiorentinën

Trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti, ka mohuar se ai është duke negociuar me Fiorentinën.

Spalletti është parë në Itali këtë javë, duke nxitur spekulimet se ai do të zëvendësojë Sinisa Mihajlovic në stadiumin Artemio Franchi.

“Jam në Firence për arsye të tjera të lidhura me një turne publicitar dhe jo për bisedime me Fiorentinën. Jam i lumtur te Zenit dhe nuk do të largohem nga Rusia”, ka qenë i qartë Spalletti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›