Kapllani: Bosnja? Për ne, të gjithë janë të fortë
Duket një besim disi i tepruar, megjithatë është fakt që në kampin e kombëtares ka optimizëm në prag të ndeshjes me Bosnje-Hercegovinën, në program më 7 qershor. Edmond Kapllani, në një konferencë shtypi të dhënë sot, kanë deklaruar se në Zenica, mund të arrihet jo vetëm një pikë, por ndoshta dhe një fitore.
Edmond, rikthehesh në kombëtare pas një periudhe të gjatë...
Unë kam kaluar një sezon të vështirë, për shkak të problemeve që kam pasur me dëmtimet, por gjithsesi sezoni për mua ka qenë pozitiv, pasi në ato ndeshje që kam luajtur, kam arritur të jem deciziv për skuadrën time.
Si e gjen kombëtaren pas kaq muajsh larg?
Në kombëtare i rëndësishëm është grupi, ai na ka çuar deri në këtë pikë dhe do të vazhdojë të na dhurojë ndeshje pozitive, ndoshta edhe në ndeshjen e radhës me Bosnjen.
Nga se u bind Kuzhe që iu riktheu në kombëtare?
Shikoni, Kuzhe ka patur të drejtë, sepse ai është trajner dhe ka dyshimet e veta nëse një lojtar është në 100 % të formës apo jo. Ai më mori në telefon dhe unë i bëra të ditur që në 4 ndeshjet e fundit kam luajtur rregullisht dhe kam qenë mirë, duke mos patur probleme. Nga kjo pastaj u bind të më rikthente.
A është gati Kapllani për të luajtur 90 minuta?
Unë kam qenë gati. Çdo lojtar, madje edhe më i riu që vjen këtu, është gati për të luajtur. Unë më shumë gëzohem që jam pjesë e këtij grupi, pastaj a luaj apo jo, nuk varet nga mua.
Ndeshemi me Bosnjen, një kundërshtar shumë i vështirë....
Për të thënë të drejtën, për Shqipërinë çdo kundërshtar është i vështirë. Ne e pamë edhe me Luksemburgun, me të cilët e patëm të vështirë, pasi futbolli sot nuk është si më përpara. Kështu do të jetë edhe me Bosnjen, nuk diskutohet, por unë kam besim te grupi, sepse në futbollin modern grupi jep shumë rezultate. Nëse luajmë si me Bjellorusinë, mund të marrim një pikë, por edhe një fitore.
Do ta ndiqni ndeshjen Rumani-Bosnje, sa do ju shërbejë ky takim për të parë se si do të luajnë boshnjakët?
Në fakt, unë mendoj se është e rëndësishme ndeshja jonë dhe jo sesi do të luajnë ata. Kjo do të bëjë diferencën.
Ku do të jetë Kapllani sezonin e ardhshëm, tek Augsburgu apo te Padërborni?
Kjo mbetet për t’u parë, sepse Augsburgu ka dalë në kategorinë e parë dhe është duke kërkuar lojtarë të rinj. Unë jam një sulmues me eksperiencë dhe atyre u duhet një i tillë, kështu që me 99 % do të qëndroj aty.