LSI per kushtetuten Ska ndryshime fajin e ka Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim i thotë “JO” ndryshimeve kushtetuese. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama kërkon nga Partia Socialiste të nxjerrë përgjegjësitë e ndryshimeve kushtetuese të bëra më 21 prill 2008. Sipas tij, autori i gabimit të ndryshimeve kushtetuese tri vjet më parë të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të japë dorëheqjen.
“Kur gabimet vijnë në mënyrë të qëllimtë, kur gabimet bëhen me vetëdije për të goditur balancën e pushteteve, për të eliminuar faktorë të tjerë politike dhe kur gabimet bëhen në dëm të interesave të vendit, kjo nuk mund të kalohet me një ndjesë normale por ajo që duhet të bëjë autori i gabimit është të marrë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqje”, tha Rama.
Numri dy i LSI i përgjigjet gjithashtu edhe ofertës së kampit opozitar për të rishikuar bashkëpunimin PS-LSI. Luan Rama pohon se LSI nuk do të përdoret për të plotësuar tekat e Edi Ramës, i cili në humbje të bashkisë së Tiranës kërkon të marrë karrigen e kryeministrit të ardhshëm.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të shërbejë për të plotësuar tekat personale apo interesat personale të kryetarit aktual të Partisë Socialiste i cili, meqenëse humbi bashkinë, meqenëse është në opozitë për herë të parë në karrierën e vet politike, të mund të përdorë Lëvizjen Socialiste për Integrim që të katapultohet në karrigen e Kryeministrit”, theksoi Rama.
Në muajin shtator, LSI do të rivitalizohet në të gjitha strukturat e saj, duke analizuar edhe performancën e ministrave të LSI në dy vitet e fundit. Duke i`u referuar deklaratave të deputetit Vangjel Tavo, sekretari i përgjithshëm i LSI i cilësoi ato si personale duke paralajmëruar se në shtator do të analizohet performance politike dhe qeverisëse e LSI.
Erjon Ajazi