Trukimet ne Itali Doni humb Bastin e Fundit
Sipas mediave italiane pritet qe edhe ish-sulmuesi i famshem Xhuzepe Sinjori te jete nje nga te arrestuarit. Operacioni policor ka nisur ne Kremona dhe arrestimet jane kryer ne 10 qytete te ndryshme italiane. Ne fkat ky aksion nuk eshte vecse vazhdimi i atij qe nisi qershorin e kaluar pikerisht ne Kremona
Mengjesin e dites se djeshme erdhi goditja e radhes ndaj korrupsionit ne futbollin italian. Kane qene plot 17 persona qe jane arrestuar dhe gjenden ne paraburgim te akuzuar per mashtrim sportiv. Policia italiane mendon se kupola e trukimeve te ndeshjeve eshte ne Singapor ndersa qendra e operacioneve ndodhet ne Evropen Lindore.
Dribling-u i fundit i Kristiano Donit
Dje i erdhi fundi edhe nje kampioni si Kristiano Doni. Fantazisti i Atalantes bejne me dije autoritet italiane sapo ka pare forcat e policise ne deren e shtepise ka tentuar qe te ike. Ai ka kaluar ne garazhd dhe pikerisht ne momentin teksa po largohej eshte frenuar dhe me pas arrestuar nga Karabinieret . Keshtu dribling-u i fundit i mbeti ne tentative lojtarit qe per shume vite ngriti peshe tifozerine bergamase.
Tentoi te ndryshonte provat
Kristiano Doni se bashku me Antonio Benfenatin pronar i nje plazhi privat ne Cervia dhe Nikola Santonin ish pergatitesi atletik i Ravenna Calcio-s akuzohen se kane gisht ne trukimin e te pakten tri takimeve te edicionit te kaluar te Serise B italiane. Sa i perket arrestimit te Donit forcat blu kane bere me dije se ish lojtari i Atalantes u pezullua per tri vjet nga cdo aktivitet sportiv ka tentuar qe te prishe disa prej provave. Se fundmi eshte vene re se Doni i kishte paguar nje pjese te mire te pages avokatit te nje tjeter lojtari te akuzuari. Behet fjale per Nikola Santonin. Ketij te fundit Doni ka tentuar qe ti modifikonte te dhenat e celularit ishte ne duart e policise.
Jo vetem per vete
Kesaj radhe mbi Donin rendojne edhe disa akuza te reja. Kesaj radhe eshte ne rrezik edhe Atalanta. Sipas Gjykatesit hetues Guido Salvini Kristiano Doni interferonte apo tentonte qe te interferonte ne rezultatin e ndeshjeve edhe per llogari te disa pjesetareve ende te paprecizuar te shoqerise bergamase qe ne ate kohe kerkonte te ngjitej ne Serine A. Thuhet se Doni nuk ka vepruar i vetem ai ka pasur nga prapa nje grup te forte ne Cervia.
Te tjeret
Ne burg kane perfunduar edhe Karlo Xhervazoni futbollist i Piacences aktualisht eshte i pezulluar Alesandro Zamperini ish futbollist i Serise B dhe Liges Pro Luixhi Sartori ish futbollist i Parmes Vicences Interit dhe Romes dhe Filipo Pipo Karobio futbollist i Specias klubi ne fjale ka deklaruar se nuk ka te beje me ate cka ka ndodhur pasi ne ate kohe lojtari nuk ka qene pjese e tyre.
Ne syrin e ciklonit
Mediat italiane bejne me dije se ne syrin e ciklonit jane rreth 20 takime. Pra dyshohet se ndeshje te Serise A Breshia-Bari e 6 shkurtit 2011 Breshia-Lece e 27 shkurtit 2011 dhe Napoli-Sampdoria e 30 janarit 2011 dhe te pakten pese te Serise B te edicionit 2009-2010 Groseto-Rexhina e 23 majit 2010 Empoli-Groseto e 30 majit 2010 Citadela-Mantova e 24 prillit 2010 Ankona-Groseto e 30 prillit 2010 dhe Breshia-Mantova e 2 prillit 2010 jane te trukura. Sa i perket takimeve te Serise A ende askush nuk eshte ne gjendje qe te tregoje me fakte kete mashtrim Kemi disa reagime jo te plota qe
bazohen ne deshmite e disa prej anetareve te organizates kriminale .
Organizata kriminale
Sipas te dhenave qe nxori operacioni Last Bet Basti i Fundit organizata kriminale lindi 2007-2008 dhe ne krye ka nje shtetas qe eshte ende ne kerkim nga Singapori Tan Set Eng ka nofken Dan. Nderkohe qe qendra e operacioneve behet me dije se ndodhet ne Evropen Lindore. Mendohet se ky rrjet kishte leshuar rrenjen edhe ne Finlande Hungari Kroaci Slloveni dhe Maqedoni. Sa i perket Italise ai qe referonte gjithcka ishte Sartori. Nderkohe qe per te trukuar takimet behet me dije se organizata kontaktonte direkt lojtaret ne vigjilje te ndeshjeve. Gjithcka behej nepermjet emisareve sllav qe shkonin ne hotelet ku ndodhet skuadrat.
Tradhtaret rrezikonin jeten
Sa i parket tradhtareve mund te thuhet se rrezikonin jeten. Te pakten keshtu tregoi njeri prej anetareve te kesaj organizate qe u arrestua nga policia finlandeze. Behet fjale per Uilson Rein. Personi ne fjale ishte njeri prej bashkepunetoreve me te afert te Tan Set Engut. Rein tha Me rast se nje anetare apo nje bashkepunetor i shoqates bente nje gabim... kishte mundesi qe tradhtarit tia vinin jeten ne rrezik. Keto kercenime jane bere publike ne qershor atehere kur u publikuan edhe disa biseda te tjera ku si protagoniste ishin pjesetaret italiane te organizates. Ne ate kohe Erodiani u pergjua teksa fliste me Xhianfranko Parlaton. I pari i tregonte te dytit se ishte i shqetesuar per fatin e portierit Marko Paoloni. Erodiani tregoi se prapa atyre te Bolonjes i referohej grupit ne qytetin emilian jane disa presona nga Singapori qe me pune jane trafikante armesh
.
Pergjimi
Nje tjeter person i cili po hetohet nga prokuroria eshte edhe Nikola Santoni ish portier. Mediat italiane kane publikuar edhe nje bisede telefonike te pergjuar ndermjet Donit dhe Santonit te cilet gjate bashkebisedimit kane perdorur emra si Fantoci i cili eshte nje personazh i Paolo Viliaxhos. Gjate kesaj bisede ish-mesfushori i Atalantes i ka kerkuar Santonit qe te trashe zerin me qellim qe te beheshin te pakapshem nga ndonje pergjim te cilit ata i ruheshin. Te dy personazhet kane folur per nje fjalekalim i cili sipas investiguesve mund te lidhet me zhdukjen e provave nga ana e Santonit. Ne bashkebisedim Doni flet lirisht pasi perdor karten sim te nje numri qe sipas tij eshte e sigurt pra nuk pergjohet.
Biseda telefonike ndermjet dy personazheve e regjistruar ne 15 nentor te vitit 2011 ne oren 522
Nikola Santoni Pershendetje
Kristiano Doni Santoni
S Po urdhero
D Fantoci jeni ju
S Ah eshte gjithcka ne rregull
D Cdo gje mire
S Si gjithmone
D Jam me numrin fiks por degjo si do ja bejme per fjalekalimin
S Eh faktikisht
D trashe zerin trashe zerin kerkon ndryshimin e zerit
S duke trashur zerinEh faktikisht
C. Kush ta ka treguar kete karagjozllek ..eshte i vertete Ou.. Nik
N. Eh jo provo te ndryshosh fjalekalimin
C. Alo
N. Me degjon
C. Po. Tani po
N. Thashe nepermjet kompjuterit nderro fjalekalimin
C. Eh me fal. Po kush dreqin te tha nje gje te tille
N. Eh.. e tha. Ishte ideja e nje avokati apo jo
C. Eh.
N. Por neser do te iki ne.. jo te merkuren ne nje qender teknike...
C. Ata.. ata hyjne edhe nese... jo nuk munden te futen pa te
N. Per mua ata mund te futen. Teorikisht mund ta bene dicka te tille.