Barcelona në çatinë e botës
Kampionët e Europës shpartallojnë 4-0 brazilianët e Santosit dhe e konfirmojnë veten si klubi më i fortë në planet
Parashikohej të ishte shumë e vështirë, por me një Barcelonë të tillë askush nuk mund të matet. Santosi, padyshim skuadra më e lavdishme e Amerikës së Jugut, as nuk e kishte imagjinnuar që do të shpartalloheej që në pjesën e parë. Me emra të tillë si Nejmar, Danilo e Ganso, pritej më shumë nga kampionët e Copa Libertadores. Por Barça…
Një kombinim kryevepër mes Ksavit dhhe Mesit,, e ka nxjerrë këtë të fundit në pozicion të prirët me portën. Argjentinasi lëshon një parabol mbi portierin dhe shënon një supergol, të denjë për emrin e tij dhe finalen e djeshme. Minuta e 15-të dhe Barcelonna e sheh veten në avantazh. Katalanasit nisin të bëjnë atë që dinë më mirë, kontrollojnë topin dhe e mbyllin Santosin në zonën e tyre. Djemtë e Guardiolës e marrin shpërblimin shumë shpejt. Në minutën e 24-ët, Ksavi Hernandez do të dyfishojë rezultatin duke fortifikuar kështu avantazhin blaugrana. Dani Alvesh do të shpërthejë në krah dhe do të pasojë në qendër të zonës për mesfushorin, që pasi driblon shkëlqyeshëm, godet saktë. Guardiola e lë gëzimin e tij të shpërthejë, ndërsa trajneri i Santosit vëren se diçka nuk shkon te të tijtë dhe detyrohet që të zëvendësojë Danilon me Elanon, por t’i dhënë mbase më shumë shpejtësi manovrës së formacionit brazilian. Por Barça nuk përmbahet. Duket sikur katalanasit i kanë vënë detyrë vetes për të rikonfirmuar për të disatën herë botës se janë ata dhe vetëm ata ajka e futbollit planetar. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në fund të pjesës së parë, Barça fikson tripletën. Sërish Daniel Alvesh, që me një harkim nxjerr bllof të gjithë mbrojtjen e Santosit duke gjetur Mesin. Argjentinasi depërton shkëlqyeshëm në qendër të zonës, por humbet momenntin për të shënuar pasi pengohet nga një lojtar i Santosit. Por nuk e humbet topin, që e pason për Ksavin. Mesfushori gjuan, grushton portieri dhe topi shkon në këmbët e Fabregas, që i pashqetësuar e preh topin në rrjetë. 3-0 dhe Barça e ka futur në xhep titullin që në pjesën e parë.
Pjesa e dytë është më e fortë. Barcelona i afrohet shumë golit me Mesin dhe Alvesh, por edhe Santos kërkon të shpëtojë lëkurën duke iu afruar golit me anë të Nejmarit në dy raste. Por Barça nuk përmbahet. Injesta bën një gjuajtje-model, por vetëm fati bën që topi të përfundojë pak jashtë. Ndërsa Santos vuan mungesën e përqëndrimit të Nejmar, që vetëm për vetëm me Valdes, e dorëzon topin në duart e gardiannit katalanas. Barcelona ka qetësinë e avantazhit të tre golave dhe e relakson veten me kombinime manuali. Katalanasit shpërdorojnë shumë, madje godasin edhe shtyllën me anë të Alveshit. Por Mesi nuk ka hequr dorë nga golat. Alvesh pason saktë për argjentinasin në qendër të zonnës. Mesi driblon edhe portieriin dhe e preh topin në rrjetë. Minuta e 83-të, 4-0 dhe Barça e bën fitoren më të madhe. Gjyqtari jep vetëm një minutë shtesë dhe Barcelona ngjitet në çatinë e botës.