E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi prezantohet sot në FSHF

Xhani De Biazi, trajneri i ri i Shqipërisë, do të prezantohet sot në zyrat e FSHF-së në një konferencë pëtr shtyp në orën 11:00. Këtë e konfirmon shefi i zyrës së shtypit në federatë, Lirim Zalla. “Është organizuar gjithçka për në orën 11:00. Trajneri do të jetë i disponueshëm për mediat,” saktëson Zalla. De Biazi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar ditën e djeshme, por ardhja e tij nuk është trumbetuar shumë, pasi është kërkuar që gjithçka të mbyllet ditën e sotme. Italiani, ish-trajner i Breshias, Torinos e Udinezes, do të pasojë në këtë detyrë kroatin Josip Kuzhe. Ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe do të përfitojë diku te 250 mijë eurot gjatë qëndrimit të tij në krye të stolit të Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›