E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi rimerr vendin e parë,Interi po ngjitet gjithnjë e më lart

Juventusi nuk njeh kundërshtarë dhe, ndonëse vuan përpara portës, shënon aq sa nuk i duhet për të mos rrezikuar. Kundër Novarës, në derbin e vogël të Piemontes, skuadra e Antonio Kontes ka shënuar nga një gol për çdo pjesë, duke futur në xhep tre pikë me shumë vlerë, pikë që i dhurojnë vendin e parë bardhezinjve. Rezultatin e ka çelur Simone Pepe, që ka shfrytëzuar një pasim në zonë të De Çeljes për të shënuar shumë pranë portës. Juventusi nuk do ta hiqte këmbën nga pedalja e gasit dhe do të shtyjë shumë përpara, por nuk do të shënojë më në 45 minutat e para të ndeshjes. Në fraksionin e dytë, rastet për gol do të jenë me shumicë. Xhakerini, Pepe, Del Piero, Markizio apo Matri, secili prej tyre të paktën nga dy herë, do të kenë nëpër këmbë topa-goli, por pritjet e kujdesshme të Samir Ujkanit do ta ruanin portën e Novarës. Të paktën deri kur në skenë ridel Kuajliarela, që shënon golin e tij të parë pas gati një viti. Harkim nga goditja e këndit dhe sulmuesi napoletan e preh topin në rrjetë me Ujkanin të pafajshëm. Pa shumë punë Xhixhi Bufon, që gjithsesi në një rast mjaft të mirë të miqve, është i gatshëm për të ndalur topin që po shkonte drejt rrjetës.

Interi ka arritur një fitore minimale në transfertë të Çezenës me rezultat 1-0, për të vazhduar ringritjen në maje të tabelës. Pjesa e parë ishte tejet monotone, pa raste shënimi si për njërin ashtu dhe për ekipin tjetër. Ranieri ndryshoi diçka në pjesën e dytë dhe arriti deri te goli me anë të Andrea Ranokias (63’). Në vazhdim të takimit Interi nuk krijoi pothuajse asgjë dhe madje vuajti në fund, kur vendasit kërkuan barazimin, por mbrojtja e fortë zikaltëre dhe heroizmat e Zhulio Sezar, bënë që zikaltrit të arkëtojnë tri pikë nga një fushë e vështirë. Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 23 pikëve.

Serie A

Të shtunën

Kievo – Kajliari 2-0

Milan – Siena 2-0

Fiorentina – Atalanta 2-2

Dje

Juventus – Novara 2-0

Parma – Leçe 3-3

Xhenoa – Bolonja 2-1

Katania – Palermo 2-0

Çezena – Inter 0-1

Lacio – Udineze X-X

Napoli – Roma X-X

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›