E Diel, 1 Nëntor 2026

Siti i falet Silvës, Arsenali nuk frenon dot miliarderët

Mançester Siti ka pasur një sfidë shumë të vështirë, e dyta pas një serie prej tre përballjesh që nisën me Çelsin dhe përfundojnë me Liverpulin. Arsenali ishte ndeshja e dytë në këtë malore, që skuadra e sheikut Mansur e ka përballuar me sukses. Ka mjaftuar një gol i David Silvës, që “citizens” të fusnin në xhep tre pikët që do ta ruanjë diferencën me +2 ndaj Junajtid dhe vendin e parë për skuadrën e Roberto Mançinit.

Manchester United ka arritur një fitore shumë të rëndësishme dhe plotësisht të merituar me rezultat 2-0 ndaj Kuins Park Rejnxhërs. “Djajtë e Kuq” e dominuan takimin nga fillimi i tij, me raste të shumta dhe me një gol të realizuar që në minutën e dytë nga Uejn Runi. Presioni i Junajtid në portën e vendasve vazhdoi gjatë gjithë takimit, por në pjesën e parë nuk ndryshoi asgjë. Në pjesën e dytë, përkundër rasteve të shumta, shtyllës së goditur dhe lojës mjaft tërheqëse nga djemtë e Fergusonit, u shënua vetëm nja gol nga Majkëll Kerrik (56’), i cili realizoi pas një goditje të saktë nga distanca.

Liverpuli ka arritur një fitore të lehtë në fushën e Aston Vilas me rezultatin 2-0, duke paralajmëruar rivalët se ka filluar ringritjen në majë. Liverpuli e filloi shumë mirë këtë takim. Kreg Belami pas 11 minutash lojë shënoi golin e parë pas asistit të marrë nga ana e Stjuart Dauning. Nuk kaloi shumë dhe vetëm pas tri minutave Martin Skrtel shënoi për shifrat 2-0 dhe e futi fitoren e Liverpulit në kasafortë, pasi në vazhdim nuk ndryshoi asgjë në rezultat. Liverpuli me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Arsenalin dhe me dy pikë më pak sesa Totenhami.

Premier Liga

Të shtunën

Blekbërn – WBA 1-2

Ulverhempton – Stoke 1-2

Everton – Noruiç 1-1

Fulham – Bolton 2-0

Njukastëll – Suonsi 0-0

Uigan – Çelsi 1-1

Dje

QPR – Mançester Junajtid 0-2

Aston Vila – Liverpul 0-2

Totenhem – Sandërlend 1-0

Mançester Siti – Arsenal 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›