Politikat publike dhe interesi publik
Si ia doli kombi amerikan të realizojë një përmbysje të paprecedentë në politikë, kulturë dhe histori? Si mundi ai të ngrihet edhe mbi trashëgiminë dhe mesazhet e baballarëve themelues, të cilët, siç nënvizon profesori i Harvardit, David Gergen, kanë lënë të kuptohet që Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë një burrë, i bardhë dhe i pasur? Fushata e fundit presidenciale pothuajse i sfidoi të tri këto rekuizita të banorit të parë të Shtëpisë së Bardhë. Fitorja e Obamës është, midis të tjerash, një leksion edhe për mënyrën sesi një komb triumfon mbi të kaluarën e vet dhe shënon progres epokal në çështje mjaft delikate të politikave publike.
1. Obama: një leksion i triumfalizmit amerikan
Obama nuk fitoi vetëm Presidencën e SHBA. Ai fitoi besimin e shumicës së amerikanëve ndaj pjesës që tradicionalisht quhej minoritet. Por që këtej e tutje nuk do të jetë më i tillë. Prandaj fitorja nuk i përket vetëm Obamës, por kombit amerikan. Jo vetëm demokratëve, por edhe republikanëve. Jo vetëm shteteve blu, por edhe shteteve të kuq. Jo vetëm Veriut, Lindjes dhe Perëndimit, por edhe Jugut dhe Miduestit. Jo vetëm afrikano-amerikanëve, por edhe hispanikëve e të bardhëve. Madje është një fitore edhe për Xhon MekKein. Triumfi i Obamës është pjesë e triumfalizimit amerikan. Por kjo fitore nuk erdhi në një ditë dhe as nga një fushatë zgjedhore. Aksesi dhe roli i afrikano-amerikanëve në jetën publike amerikane ka historinë e vet. Mjaft të analizosh evoluimin e emërtimit të tyre, nga zezakë, në negro dhe më vonë afrikanë-amerikanë. Ky ndryshim emërtimi shoqëroi ndryshimin e qëndrimit të shumicës së bardhë ndaj popullsisë me ngjyrë. Rritja e aksesit të minoriteteve në jetën dhe politikat publike pasqyron gjithashtu fazat nëpër të cilat ka kaluar emancipimi i shoqërisë amerikane. Faktori racial ka qenë për një kohë të gjatë një ndër barrierat e ndërtimit të sistemit të welfare në SHBA dhe të riinxhinierimit të fabrikës së shoqërisë amerikane. Ekonomistët e Harvardit Alesina, Glaser dhe Sakerdote (Glaeser - Sacerdote) nënvizojnë se për një kohë të gjatë shpenzimet sociale për person të shteteve ishin në korrelacion të zhdrejtë me përqindjen e popullsisë me ngjyrë në secilin shtet. Raca përbën diferencën në sistemin amerikan të mirëqenies, plotëson profesori i Princeton dhe kolumnisti i "Nju Jork Tajms" (New York Times), Krugman. Në më pak se gjysmë shekulli, Amerika kaloi nga segregacioni ndaj zezakëve, në zgjedhjen e një afrikano-amerikani President. A mund të gjendet një rast tjetër në histori me një ritëm të përafërt ndryshimi në jetën publike? Ky emancipim i shoqërisë amerikane ka rrënjët e veta kulturore dhe historike. Aftësitë, potencialet dhe burimet për të realizuar ndryshimin janë ndër faktorët që shpjegojnë sesi kombi amerikan mund të realizojë edhe atë që për të tjerët është e pamundur. Por progresi amerikan ka edhe shtysa të tjera.
2. Precedentët si nxitës të politikave publike
Rritja e rolit të pakicave në jetën amerikane ka edhe shtytësit e vet, në pamje të jashtme spontanë. Por që në thelb nuk janë të tillë. Pozita e minoriteteve në shoqërinë amerikane është rezultat edhe i aftësisë së brendshme, jetësore të kombit amerikan, për të gjetur e ndërtuar precedentë, duke u nisur nga episode në dukje të zakonshme të jetës së përditshme. Sidomos në çështjet më delikate të shoqërisë amerikane: politikat raciale. Çështja "Brown vs Board of Education" u pasua nga një vendim i Gjykatës Supreme, që i dha fund segregacionit në shkollimin e minoriteteve më 1954. Refuzimi i qytetares Rosa Park t‘i lironte ndenjësen në autobus një qytetari të bardhë në Montgomery, në vitin 1955, u pasua një vit më vonë nga një vendim i Gjykatës Supreme, i cili i dha fund segregacionit në transportin publik. Vrasja në vitin 1964 e tre aktivistëve të të drejtave civile në Filadelfia, Misisipi, i dha fund segregacionit në jetën politike dhe u kurorëzua me miratimin, brenda vitit, të Aktit për të Drejtat e Votimit.
Ajo që bie në sy në miratimin e politikave publike në SHBA është shpejtësia dhe diapazoni i vendimmarrjes. Kjo ndodh si pas konsultimeve të gjera me publikun, ashtu edhe pas precedentëve të jetës së përditshme. Kombi, i cili për shekuj kishte vuajtur diskriminimin racial, u çlirua ligjërisht prej tij në harkun kohor të pak viteve, në mes të shekullit të kaluar. Megjithëse me një trupë legjislative të stërmadhe dhe mjaft të ndërlikuar, administrata amerikane vepron me një shpejtësi, që rrallë ndeshet në administratat e vendeve të tjera perëndimore. Ky duhet të shërbejë edhe si një leksion për ligjvënësit dhe administratën shqiptare, inercia dhe plogështia e të cilëve herë pas here shndërrohen në një barrierë të zhvillimit. Për pasojë, edhe politikat publike në mjaft sektorë janë inerte dhe imune ndaj ndryshimit.
Midis tri akteve të mësipërme dhe vendimeve me rëndësi epokale në legjislacionin dhe jetën publike amerikane qëndrojnë përpjekje titanike të aktivistëve, komuniteteve, shtypit, politikanëve, ligjvënësve të të gjitha niveleve, si edhe miliona njerëzve të thjeshtë. Ishin këto përpjekje që i ngritën disa episode të përditshme në nivelin e sfidave të shoqërisë dhe që me fitoren e Obamës po shndërrohen në sfida globale. A ka në jetën e përditshme të shqiptarëve ndodhi apo episode që mund të shërbejnë si shtysa për vendime të rëndësishme në politikat publike, sidomos në politikat sociale? Natyrisht. Por ato nuk janë në vëmendjen e shtypit, të institucioneve dhe as të shoqërisë civile. Të tre këto entitete, të cilët duhet të veprojnë secili në mënyrën e vet si faktorë dhe agjentë të ndryshimit, shpesh hyjnë në rrethe viciozë, pozita refraktare, udhëhiqen nga interesa partikulariste dhe jo nga interesi publik.
Suksesi dhe mesazhi emancipues dhe liberator i kombit amerikan nuk quhet thjesht Barak Obama. Gjatë dyzetë vjetëve të fundit, ky komb ka prodhuar me mijëra e miliona histori suksesi. Njëri prej të cilëve ishte edhe babai i Presidentit të sapozgjedhur, për të cilin shtypi botëror ka shkruar me respekt se arriti në mënyrë spektakolare të ngjitet "nga stallat e dhive në yjet e Harvardit". Emigranti Obama, i Vjetri, provoi sesa e mundur është në shoqërinë amerikane ngjitja nga getot e emigrantëve afrikanë, në elitën kulturore dhe universitare. Obama, i Riu, edhe ai vetë një ish-student i Harvardit, provoi sesa e mundur është që, duke shfrytëzuar shanset që të jep kjo shoqëri, mund të bëhesh individi më i pushtetshëm i planetit. Pas historive të tilla suksesi, jo vetëm kombi amerikan që i prodhoi, por gjithë qytetërimi botëror, ka arsye të bëhet optimist. Individët, të cilët në kufijtë e një brezi njerëzor bënë atë që s‘bënë dot shekujt, mund të ndryshojnë jetën e të gjithëve. Kuptohet, nëpërmjet politikash publike, që pasqyrojnë interesat publike dhe sjellin ndryshime radikale.