Dritehijet tona ne krizen globale
Kriza financiare botërore e ditëve të sotme, ka hyrë në një spirale jashtëzakonisht të shpejtë, gjë që demonstron se sa i ndërthurur është sot sistemi financiar botëror. Ashtu si dhe Depresioni i Madh i viteve ‘30, kriza e sotme është duke tronditur filozofitë politike dhe politikat ekonomike në shumë vende të botës e sidomos në SHBA. Në vitin 1933, Presidenti amerikan, Ruzvelt, me të marrë detyrën, prezantoi një plan emergjent të 100 ditëve të para të administratës së tij. Ky plan i quajtur "New Deal" (Marrëveshja e Re) përfshinte shumë programe të mëdha kombëtare të lehtësimit të pasojave të krizës e të rregullimit të sistemit financiar, disa prej të cilëve janë akoma në fuqi edhe sot. Këto programe reformuan rrënjësisht strukturën e ekonomisë amerikane të bazuar deri atëherë vetëm mbi parimet e tregut të lirë dhe të qeverisë së vogël.
Edhe reformat e sotme, të ndërmarra nga administrata "Bush" dhe që pritet të thellohen nga administrata "Obama" përbëjnë një tronditje të parimeve të tregut të lirë e të qeverisë së vogël, sepse plani i shpëtimit përbën një ndërhyrje masive në tregun e lirë. Përmes këtij plani, shteti do të blejë letra me vlerë në sistemin financiar, që janë kthyer në jo likuide, sepse mbështeten mbi kredi të këqija, të dhëna për prona të patundshme, të cilave u ka rënë vlera. Shifra e këtij transaksioni shtetëror masiv është 700 miliardë dollarë. Për të bërë një paralele të largët me madhësinë e ekonomisë sonë, një lëvizje e ngjashme do të ishte sikur shteti ynë të ndërhynte, duke blerë kredi të këqija në sistemin tonë financiar, për një vlerë prej 500 milionë dollarë, ose thënë ndryshe rreth 5% të GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) vjetore.
Kjo krizë e madhe u gjenerua nga e ashtuquajtura "flluskë" e tregut të pasurive të patundshme në SHBA. Për një periudhë disavjeçare, vlera e pasurive të patundshme (sidomos në disa prej shteteve të SHBA) u rrit me një ritëm tepër të shpejtë. Kjo rritje ishte artificiale, ajo u gjenerua nga normat tepër të ulëta të interesit, nga lehtësia për të rifinancuar kreditë, duke i lëvizur në banka të tjera dhe nga konkurrenca tepër e madhe në sistemin bankar dhe financiar. Rrjedhimisht çmimet rriteshin vazhdimisht nga kërkesa artificiale për prona të patundshme. Bankat financonin shpesh deri në 100% të vlerës së pronës dhe ofronin kushte lehtësuese në vitet e para të ripagimit të kredisë. Të gjitha këto kushte shtynë shumë njerëz të blinin prona vetëm si investim, duke u bazuar në ripagimin e kredive nga pagesat e qirave. Një rritje e tillë artificiale nuk mund të ishte e përjetshme. Normat e interesit u rritën, kërkesa filloi të bjerë, duke mos mbështetur më çmimet e larta në treg dhe më në fund "flluska" shpërtheu duke sjellë rënien e madhe të vlerës së pronave të patundshme dhe krizën financiare.
Kriza financiare ka filluar të përkthehet që tani në krizë ekonomike dhe efektet e krizës ekonomike pritet të shtrihen në kohë. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike botërore me 0,8% (mund të imagjinohet se ç‘do të thotë 0,8% në shkallë globale) në një kohë që vendet më të zhvilluara janë futur ose po futen në recesion. Ajo që mbetet akoma enigmë është dyshemeja që duhet të prekë situata për të filluar ringritjen. Sipas disa burimeve ndërkombëtare, kjo dysheme nuk është prekur akoma dhe nga janari e në vazhdim pritet edhe një rënie tjetër e madhe e tregjeve për të filluar potencialisht më pas ringritjen dhe rikthimin e konfidencës vetëm pas gjysmës së dytë të vitit 2009.
***
A është Shqipëria e mbrojtur nga kriza dhe, nëse po, sa? Komentet dhe opinionet e faktorëve të ndryshëm në media kanë pasur tendenca për ta përshkruar rozë situatën. Kjo është tërësisht e kuptueshme kur shprehen faktorë zyrtarë, është detyrë e tyre të ruajnë konfidencën e publikut te sistemi ekonomik në përgjithësi dhe te sistemi bankar në veçanti. Në një vend si ky i yni, me një trashëgimi të freskët të mashtrimit financiar masiv të piramidave mund të mjaftonin pak sinjale negative që paniku të përhapej dhe të ndodhte një krizë artificiale depozitash e prodhuar nga paniku. Në disa raste ka ndodhur edhe që komentet mbartnin një lloj gëzimi të brendshëm e të pashprehur për faktin që ne nuk kemi treg financiar dhe rrjedhimisht jemi të mbrojtur nga kriza. Kjo është e vërtetë, sistemi ynë financiar është thuajse ekskluzivisht bankar. Megjithatë, duhet shtuar edhe që kjo mbrojtje dhe ky gëzim i ngjan atij të një të pastrehu që nuk shqetësohet nga rënia e çmimit të pronave të patundshme.
Trashëgimia e piramidave ka bërë që Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave të ndjekin politika të ngurta dhe strikte monetare dhe fiskale. Mbikëqyrja e sistemit bankar ka qenë e rreptë, normat e interesit të larta dhe konkurrenca në sistemin bankar e reduktuar nga komisionet e larta të rifinancimit të kredive (lëvizjes së kredisë në një bankë tjetër). Këto faktorë së bashku me rritjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës për kredi (sado që të shtrenjta) kanë bërë që pozitat financiare të sistemit të jenë të shëndetshme. Megjithatë, fatkeqësia dhe çuditërisht fatmirësia që jemi të izoluar financiarisht nga bota nuk nënkupton që jemi edhe ekonomikisht të izoluar. Kjo u pa qartë me shpejtësinë me të cilën importuam inflacionin botëror të lidhur me rritjen e çmimeve të naftës dhe të produkteve ushqimore. Mënyrat më të dukshme se si ne komunikojmë me sistemin botëror në krizë janë import-eksportet dhe remitancat. Kriza ka të ngjarë që të ulë ndjeshëm remitancat meqenëse emigrantët do të përjetojnë vështirësitë ekonomike dhe recesionin e vendeve ku jetojnë. Ulja e remitancave do të ishte shumë e ndjeshme për ekonominë tonë, përderisa ato zënë rreth 13-14% të GDP-së. Po ashtu eksportet ka të ngjarë të preken negativisht më tepër se importet sepse e tillë është struktura e tyre, importet mbeten produkte më utilitare (importojmë ushqime, karburant, energji e produkte industriale; eksportojmë produkte fasoni, minerale e lëndë të para industriale). Gropa që mund të krijohet me deficitin tregtar do të ndikojë në kërkesën e brendshme agregate që ka qenë këto vite stimuli kryesor i rritjes ekonomike duke e ulur potencialisht atë.
Një tjetër stimul i rëndësishëm i rritjes ekonomike, që nuk mund të shpëtojë pa u prekur, janë investimet e huaja. Sinjalet nuk janë pozitive. Në nivel makro, krizat ekonomike bëjnë që investitorët të stepen dhe t‘i orientojnë fondet në investime të sigurta dhe zakonisht jo afatgjata, në një kohë që investimi në Shqipëri ende shihet si investim me risk relativisht të lartë. Në nivel mikro, janë verifikuar rastet e para të tërheqjes së investitorëve vetëm si rezultat i krizës, pa asnjë shkak që mund të konsiderohet i brendshëm, apo i lidhur vetëm me tregun tonë. Ka ndodhur që investitorë të huaj potencialë për të investuar në sektorin e minierave janë tërhequr së fundmi, vetëm si pasojë e krizës ndërkombëtare. Edhe struktura e investimeve të huaja që presim të kemi nuk është e favorshme për situatën. Investimet e mëdha që presim janë në sektorët e energjisë (hidrocentrale, TEC-e) dhe të infrastrukturës (porti gjigand i kontenierëve në Vlorë ose Durrës). Këto lloj investimesh janë të një natyre që kërkojnë kapitale jashtëzakonisht të mëdha dhe afate shumë të gjata të rikthimit të investimit. Këto lloj kapitalesh nuk sigurohen dot përmes sistemit bankar, zakonisht ato sigurohen përmes kapitalizimit në tregjet financiare. Rrjedhimisht, rreziku që këto investime të tërhiqen rritet shumë nga kriza ndërkombëtare financiare dhe ekonomike. Edhe investimet e brendshme dhe ato publike gjenden përpara rrezikut të mungesës së likuiditeteve në tregun e brendshëm (edhe të jashtëm). Kreditimi i brendshëm bankar është reduktuar në mënyrë të ndjeshme duke ulur mundësinë e bizneseve vendase dhe të huaja për kapitalizim dhe investime. Edhe shteti mund të përballet me probleme të tilla. Iniciativa e lavdërueshme për të rritur portofolin e borxhit publik përmes emetimit të obligacioneve afatgjata në tregun ndërkombëtar (iniciativa e Eurobondit) është shtyrë dhe rrezikon shtyrje pa afat.
Ambigue është situata e turizmit ndërkombëtar. Në nivel agregat me siguri që industria ndërkombëtare e turizmit do të pësojë rënie. Por kriza mund të ndryshojë strukturën e industrisë së turizmit, duke e zhvendosur kërkesën drejt destinacioneve më të lira. Kjo mund të nënkuptojë avantazh për Shqipërinë, meqenëse jemi një destinacion relativisht i lirë për turizëm.
Situatat e lidhura me krizën ndërkombëtare dhe që ndikojnë Shqipërinë mund të mos mbeten vetëm të importuara. Ky mund të ishte skenari më i keq, një situatë krize e lidhur vetëm më faktorë të brendshëm. Kriza ndërkombëtare mund t‘i amplifikojë të tilla rreziqe. A mund të ndodhë që rritja e madhe e vlerës së pasurive të patundshme të rezultojë një "flluskë"? Ky skenar jo i pashmangshëm do të ishte realisht i rëndë. Rasti i Shteteve të Bashkuara nuk është i vetëm. Në Spanjë p.sh., vendi i ish-bllokut 12-ësh të BE-së me rritjen më të shpejtë të vlerës së pronave të patundshme, industria e ndërtimit ka pësuar rënie rreth 30% gjatë vitit të fundit. Çmimet megjithatë janë ende stabël. Një tjetër vend mjaft i rrezikuar dhe me karakteristika mjaft të ngjashme me tonat është Rumania, ku në vitin 2000 ka filluar një rritje e çmendur e çmimeve të të patundshmeve. "Flluskat" në tregun imobiliar ndodhin zakonisht kur ritmet e rritjes së çmimeve janë shumë të disproporcionuara në krahasim me ritmet e rritjes ekonomike. Kjo ka ndodhur te ne, sepse ritmet e rritjes së çmimeve për disa vjet, së paku nga viti 2000 deri në vitin 2006 kanë qenë rreth 20% në vit, në një kohë që rritja ekonomike ka qenë mesatarisht 6%. Situata aktuale, kur rritja ka rënë pothuaj fare dhe çmimet janë stabilizuar, mbetet e dyshimtë.
Nëse në vitet 2000-2003, kërkesa në rritje nuk mbështetej nga kreditimi i sistemit bankar, vitet e fundit kjo kërkesë akoma e lartë i dedikohet plotësisht kreditimit. Nga ana tjetër, industria nuk ka qenë dhe nuk është konkurrenciale dhe oferta është artificialisht e limituar nga lejet e ndërtimit dhe studimet urbanistike. Legjislacioni i komplikuar i ka shërbyer situatës së krijuar ku ndërtimi shihej më tepër si një privilegj politik sesa si një industri e lirë. Strategjia e re qeveritare e derregullimit dhe e lehtësimit të procedurave ka të ngjarë (nëse do të jetë e suksesshme) ta çlirojë ofertën nga ky ngërç. Gjithashtu, oferta do të rritet nga legalizimi i ndërtimeve informale, duke sjellë në treg produkte deri dje të paligjshme me çmime shumë konkurruese në krahasim me tregun. Nga ana tjetër, reduktimi i kreditimit ka të ngjarë ta rrudhë dukshëm kërkesën. Të kombinuar këto dy faktorë mund ta bëjnë "flluskën" të shpërthejë.
Shpërthimi mund të sjellë rënie të ndjeshme të vlerës së pasurive të patundshme, krizë në industrinë e ndërtimit dhe ngadalësim të ekonomisë në përgjithësi. Edhe bankat mund të përballen me vështirësi në këtë rast. Ato kanë kredituar investime mbi bazën e vlerës së tregut. Për sa kohë që çmimet vetëm rriten, rreziku i kredive të këqija është minimal, sepse në vend që të shpallin faliment dhe të humbasin krejtësisht shtëpinë, pronarët e shesin pronën, duke përfituar diçka si fitim kapital dhe shlyejnë kredinë. Por, nëse çmimet bien ky rrezik rritet ndjeshëm. Sistemi ynë i çalë i drejtësisë, i pa reformuar dhe i bazuar ende mbi hetuesinë e PPSH, e shton këtë rrezik, sepse përmes përmbarimit të ngadaltë e ul likuiditetin e pronave të bllokuara nga bankat si kolateral për kreditë. Likuiditeti i tregut imobiliar ndërkohë është ulur nga realiteti i ri fiskal i taksimit të fitimit kapital me çmime reference, një reformë kjo që ka në treg efekt të kundërt me reformat e derregullimit dhe liberalizimit të ndërtimit. Gjithsesi, këto argumente dhe mundësia që të kemi krizë nuk nënkuptojnë që qeveria dhe agjencitë e tjera publike duhet të vazhdojnë ta mbajnë të shtrënguar ofertën përmes legjislacionit të komplikuar dhe ngërçeve politike. Nëse kemi "flluskë" dhe nëse ajo do të duhet të shpërthejë një ditë sa më shpejt aq më mirë do të ishte dhe me më pak dëme.
***
Situata aktuale dhe të dhënat e Shqipërisë nuk të shtyjnë të mendosh që vendi përballet me rrezik real të një krize financiare të një shkalle të gjerë në sistemin bankar. Kriza ndërkombëtare më tepër do të përkthehet në një rënie të ritmit të rritjes ekonomike, një rënie që do të shtrihet në kohë. Se sa shpejt do të ndodhë kjo, varet nga përmasat që do të marrë kriza ndërkombëtare dhe nga fakti se sa të ndërthurur jemi ne me sistemin ndërkombëtar. Personalisht do të preferoja një përgjigje sa më të shpejtë të ekonomisë tonë ndaj situatave ndërkombëtare. Nëse në raste krize kjo do të nënkuptonte vështirësi, në raste ekspansioni do të nënkuptonte rimëkëmbje më të shpejtë, kapacitete më të larta për të përfituar nga oportunitetet e tregut ndërkombëtar dhe aftësi më të mira për të përballuar presionin konkurrues të tregut të BE që vjen vetëm në rritje me zbatimin e Marrëveshjes Interim në kuadër të MSA-së. E parë në këtë prizëm, një mos reagim i ekonomisë sonë ndaj krizës ndërkombëtare mund të mos nënkuptojë detyrimisht diçka pozitive. Përsëri do të preferoja ta shihja veten më mirë në rolin e një pronari, që shqetësohet nga rënia e vlerës së shtëpisë sesa në rolin e një të pastrehu indiferent.