Markelian Kapedani, mbrëmje xhazi në Romë
Markelian Kapedani, kompozitori dhe pianisti shqiptar, do të jetë sot pjesë e një mbrëmjeje të veçantë muzikore në Shtëpinë e Xhazit në Romë. Kapedani do të prezantojë "Balkan Pianoil", albumin e tij të fundit, të realizuar në 2008-ën në Itali, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë, kuarteti "Vittorio Gennari" do të prezantojnë "The sound". Artisti shqiptar jeton dhe vazhdon krijimtarinë e tij në Itali, ku është vlerësuar për ndërthurjen mes ritmeve të muzikës klasike bashkëkohore me nota të xhazit tradicional. Që në vitet e para të hapjes së Shqipërisë, Kapedani u dallua ndër artistët e gatshëm të eksperimentonte dhe të ndiqte rrymat e reja. Koncerti i tij i parë i xhazit në Shqipëri ka qenë në vitin 1992.