EULEKS, asnjë mbështetje për strukturat pararele serbe në Kosovë

EULEX nuk mbështet dhe as nuk ndihmon struktura paralele në Kosovë. Kështu shprehet për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti” shefi I EULEX-it, Iv De Kermabon duke saktësuar se ky mission ishte konslutuar për hartimin e stragegjisë për veriun por kjo nuk ështe strategji e Bashkimit Evropian.
“Ne besojmë se përparimi në veri të Kosovës mund të realizohet vetëm me
dialog, hap pas hapi, ndërsa mandati I EULEX-it është të mbështes
institucionet e Kosovës në ndërtimin e sundimit të ligjit në tërë
Kosovën,duke përfshirë këtu edh epjesën veriore,” thekson Kermabon I
vendosur për forcimin e institucioneve kosovare në fushën e drejtësisë,
si mundësi e vetme që ato të jenë multietnike për të gjithë qytetarët e
Kosovës.
“Misioni do të ndihmoj në ndërtimin e sundimit të fortë të ligjit të
çliruar nga ndërhyrjet politike, me një kornizë të fortë ligjore, që
promovon multietnicitet, të drejtat e njeriut dhe bazohet në standartet
ee pranuara evropiane,” thekson shefi i EULEX-it duke sqaruar se puna e
këtij misioni është përqëndruar në vëzhgimin, mbikqyrjen dhe këshillimin
e kolegëve lokal, edhe pse misioni ka edhe kompetenca ekzekutive siç
janë ato në fushën e krimit të organziuar, krimit të rëndë ekonomik dhe
terrorizmit.
“EULEX është duke punuar në vendosjen e sërishme të
drejtësisë funksionale në Mitrovicën veriore,kemi hapur gjykatën, janë
zhvilluar edhe pesë çështje gjyqësore. Prioriteti ynë kryesor është që
t’i kthejmë atje gjykatësist serbë dhe shqiptarë ashtu si edhe
prokurorët, në mënyrë që drejtësia të zbatohet në mënyrë unike si
drejtësi multietnike,” thekson Kermabon sipas të cilit ekzistenca e dy
sistemeve të drejtësisë do të thotë moskezistence e drejtësisë.
Me këtë rast shefi i EULEX-it,Iv De Kermabon sqaron edhe mosmarrveshjet
që kanë lindur me rastine vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë:
“Procedura është kjo: kërkesa nga Beogradi shkon përmes Përfaqësuesit
personal të Përfaqësuesit të lartë të BE-së në Beograd deri tek
Përfaqësuesi special I BE-së që është në Prishtinë, I cili për këtë e
informon qeverinë e Kosovës. Pastaj qeveria merr vendim, ky informacioni
kthehet në të njejtën rrugë,” sqaron Kemrabon duke I dhënë fund
thashethemeve serbe për këto raste dhe shton se kjo çështje mund të
zgjidhet vetëm me dialog dhe duke anashkaluar provokimet.
Agim Popoci