Trullosje “demash”, mbyten në Vlorë

Partizani nuk është mirë. Pas paraqitjes së varfër ndaj Kastriotit (0-0) në kryeqyetet, të kuqtë e Likës bënë një paraqitje të shëmtuar në Vlorë ku humbën thellësisht me Flamurtarin, me tre gola të pësuar në fraksionin e dytë të lojës, duke kujtuar nga sfida me skuadrën e kroatit Slavko Kovacic vetëm shtyllën e goditur nga Elis Bakaj dhe pafuqinë e Dhembit për ta shtyrë në rrjetë. Përballja me ekipin e Vlorës është shndërruar në një "makth" të vërtetë për të kuqtë, të cilët nuk kanë arritur që të fitojnë asnjë përballje gjatë këtij sezoni. Pas përpjekjeve të tyre të shumta të vlonjato-kroatëve për të gjetur golin, avantazhi kë ardhur në minutën e 59' të takimit me anë të shkodrani Nevian Cani. Të kuqtë përpiqen të reagojnë por pa rezultat. Vendasit janë më kërkues dhe të ndikuar ehde nag tifozeria vlonjate nuk reshtin së rrezikuari. Goli i dytë i takimit vjen në mintuën e 81-të me anë korcarit Denis Memës. Kuqezinjtë kërkojnë të shënojnë sërish dhe ai arrijnë më anë të Bledian Gugës në të 88'. Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme duke shkuar në kuotën e 35 pikëve.