E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen Shkumbini, Sinani nuk mjafton

Shkumbini ia ka dalë sërish të mposhtë Vllazninë duke i dhënë gjithashtu Haxhiosmanovicit humbjen e parë për këtë sezon. Peqinasit kanë zhvilluar një lojë të bukur, duke shënuar tre herë në portën kundërshtare dhe duke marrë tre pikë me vlerë. Pjesa e parë ka nisur me vendasit më kërkues. Nga ana tjerër edhe miqtë janë treguar kërkues, duke rrezikuar disa herë në portën kundërshtare. Megjithatë, të dyja ekipet janë mbrojtur mirë gjatë gjithë pjesës së parë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e dytë shtesë të kësaj pjese, dhe autor ka qenë Klevis Dalipi. Në pjesën e dytë janë shkodranët që sulmojnë. Kuqeblutë arrijnë të gjejnë golin me anë të Sinanit në minutën 53'. Por peqinaset nuk u dorëzuan. Ata morrin sërish situatën në dorë, duke shënuar golin e avantazhit 8' minuta më vonë sërish me anë të Dalipit. Tashmë janë vendasit që kanë situatën në kontroll. Ata vazhdojën të sulmojnë, dhe arrijnë të shënnojnë sërish. Ka qenë Arlind Nora, që e ka cuar në 3-1 rezultatin. Vllaznia kundërpërgjigjet sërish me një gol të Sinanit në minutën e 89', por aftësitë e sulmuesit shkodran janë shumë pak për të shmangur humbjen. Sinani u ngjit në kuotën e 19 golave, katër më shumë se Pejic që vazhdon thatësirën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›