Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, kërkojmë garanci për armët bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se beson që lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti.

Deklarata u bë të premten, më 30 tetor, gjatë një interviste për radion KCMO në Kansas City, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të mbahen më 3 nëntor.
“Do të përfundojë së shpejti”, u shpreh Trump, duke theksuar se Uashingtoni kërkon garanci që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore.
“Na duhet një garanci se nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump ka bërë gjithashtu të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do ta sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit.