E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trump blen aeroplan 100 milionë dollarë

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 16:30

Aeroplani i tipit “Boeing 757”, me vlerë 100 milionë dollarë, tashmë është në pronësi dhe shërbim të biznesmenit të njohur amerikan, Donald Trump.

Trump e ka blerë këtë aeroplan nga bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Paul Allen.

Të gjitha orenditë e aeroplanit 100 milion dollarësh, nga lavamani, deri në rripat e sigurimit, janë të mobiluara me ar 24-karat.

Dhoma e gjumit e Trumpit është e veshur në krem dhe me përbërje ari, ndërsa dhoma e ndenjes ka një televizor të sheshtë me përmasa të mëdha, i cili ka edhe një buton, që menjëherë i jep start filmave të tij të preferuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›