E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, kampion i botës në U-20

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 18:20

Het-triku nga Oscar udhëhoqi Brazilin drejt fitores 3-2 ndaj Portugalisë pas lojës shtesë në finalen e Kampionatit botëror U-20, Kolumbia 2011.

Pasi realizoi golin e epërsisë në minutën e pestë, Oscar e barazoi rezultatin në të dytën duke dërguar ndeshjen në lojën shtesë pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Oscar shënoi golin e fitores në minutën e 111-të dhe i siguroi Brazilit titullin e pestë të kampionit botëror U-20 pas pozitës së dytë në të cilën përfunduan dy vite më parë.

Edhe pse Brazili konsiderohej favorit ndaj Portugalisë – që kërkonte kurorën e tyre të tretë në grupmoshat U-20 – ndeshja ishte e barabartë.

Para ndeshjes finale, Portugalia nuk kishte pranuar asnjë gol.

Nelson Oliveira e barazoi rezultatin për Portugalinë pas golit të epërsisë nga Oscar ndërsa i njëjti futbollist e kaloi Portugalinë në epërsi në minutën e 59-të duke depërtuar nga krahu i djathtë dhe mposhtur portierin brazilian Gabriel me një goditje të saktë.

Brazili barazoi në minutën e 79-të kur goditja e Mikas u prit nga Dudu por topi u kthye të Oscar i cili e dërgoi në rrjetë.

Triumfi i Brazilit ishte një shenjë hakmarrjeje për finalen e vitit 1991 kur Portugalia mposhti Brazilin pas penalltive.

Më herët, Meksika fitoi ndaj Francës 3-1 në ndeshjen e vlefshme për pozitën e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›