E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neville vazhdon në Everton

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 19:15

Kapiteni i Evertonit Phil Neville ka nënshkruar kontratë të re e cila do ta mbajë në klub deri më 2013.

Marrëveshja e kaluar e tij pritej të skadojë në fund të këtij sezoni ndërsa klubi vendosi ti ofron atij edhe 12 muaj të tjerë.

34 vjeçari iu bashkua Evertonit nga Manchester United më 2005 dhe u bë njëri prej futbollistëve kryesor në ekipin e David Moyesit pas ardhjes në Merseyside.

“Jam Krenar dhe ky klub nuk më ka zhgënjyer asnjëherë. Ka treguar besim ndaj meje për dy vitet e ardhshme do të jap gjithçka për këtë klub”, tha Neville për uebfaqen zyrtare të Evertonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›