Sot samiti ministror i BE-së, pak gjasë për Shqipërinë

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian do të shqyrtojnë statusin kandidat për Shqipërinë. Kjo i paraprin samitit të ardhshëm të 13 dhe 14 dhjetorit, ku do të vendoset dhe fati i vendeve që kërkojnë të aderojnë në BE.
Vetëm pak ditë më parë agjencia e lajmeve Euractiv, duke cituar burimet diplomatike, tha se Shqipërisë nuk do t’i jepet statusi kandidat.Edhe zgjedhjet që priten vitin e ardhshëm janë çështje që pritet me shqetësim, raporton Koha.
Kështu që vendimi me gjasa nuk do të merret përpara se vendet europiane të binden për zbatimin e standardeve demokratike në zgjedhje dhe se votuesit shqiptarë do ta zgjedhin parlamentin dhe qeverinë e re pa tensionet e zgjedhjeve të vëna re në të kaluarën./ Indeksonline/